Lajme

Rama, para nisjes për në Samitin e NATO-s: Asnjë merak këto 24 orë

Para nisjes për në Samitin e NATO-s, në Londër kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët.
Përmes një videomesazhi në “Facebook”, Rama iu bën thirrje shqiptarëve të prekur nga tërmeti të mos kenë asnjë merak këto 24 orë që s’do jetë, pasi do vijojë gjithçka në terren si ditët e mëparshme.
“Nesër pasdite do të nisem për Tiranë, por me një ndalesë, pasi do jem në një intervistë në “Porta-Porta”, në Romë. Pastaj do kthehem në Tiranë, ku do jem në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë. Samitin e NATO-s do ta shfrytëzoj me sa të mundem për të folur për ju. Asnjë merak për këto 24 orë, sepse do jemi në komunikim dhe në terren gjithçka do të vazhdojë po njëlloj, sipas planit”, është shprehur ndër të tjera kryeministri Rama.
Më tej, kreu i qeverisë tha se do përfundojë programin e ringritjes.
“Siç thotë një shprehje popullore ‘Lavdia më e madhe nuk është të mos rrëzohesh asnjëherë, por të ringrihesh pasi rrëzohesh’. Shqipëria e plagosur kaq keq do ringrihet më fort”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/621742318651001/

Ndërkohë për në Londër, është nisur edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ku do të jetë pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar, në Samitin e NATO-s.
Burime nga Ministria e Mbrojtjes thonë se menjëherë pas përfundimit të punimeve te samitit, Ministrja Xhaçka do të kthehet në Tirane, ndërkohë që po ruan komunikim të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë