Politike

Rama: Prekën fundin me hallin e një të kërkuari nga drejtësia   

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me seancën e të hënës ku ishte i pranishëm edhe ai.

“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje…

Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë