Politike

Çuçi: Buxheti u miratua. PD, të njëjtin skenar. Komisionet hetimore s’i lë Kushtetuesja, jo ne  

Kreu i Grupit Parlamentar i PS Bledi Çuçi, tha se projektbuxheti është miratuar në parim

Ai tha se skena e krijuar nga opozita është një gjë e parë edhe më herët dhe se nuk ka asgjë të re.

“E njëjta skenë. E vetmja e re është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e 32 viteve. Janë 7 miliardë euro që është dyfishi i buxhetit të 2013. Sot që ata duhet të flisnin, pamë të njëjtin skenar. E vetmja gjë që duhet t’i mbetet në mendje çdo shqiptari është buxheti që sapo miratuam 400 milionë euro plus për rritjen e paga”, tha Çuçi.

I pyetur nga gazetarët për ngritjen e komisioneve hetimore, Çuçi tha se ajo është një e drejtë kushtetuese e saj dhe se nuk janë ata që nuk po i lejojnë, por Gjykata Kushtetuese, e cila thotë se objekti duhet të plotësojë disa kushte specifike.

“Ke vargu i atyre që përmende shto edhe grupin e PS që thotë se është e drejtë kushtetuese ngritjen e komisioneve. Por sic ka thënë Gjykata Kushtetuese, duhet që objekti të plotësojë disa kushte. Të paktën 3 kërkesat e fundit të opozitës, të treja kërkesat kanë mangësi në objekt.

Konkretisht, objektet e komisioneve hetimore që ka kërkuar opozitë është një objekt i përgjithshëm dhe jo specifik. E dyta e drejta kushtetuese nuk e kthen automatikisht nuk e kthen parlamentit në një super organ.

Nëse  plotësohen këto mangësi askush nuk e pengon” shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë