Nga Gazeta Si- Në një diskutim për rezultatet e reformës në arsimin profesional, Kryeministri Edi Rama vuri në dukje transformimin e këtij sistemi, duke thënë se numri i nxënësve që zgjedhin arsimin profesional është dyfishuar, duke arritur sot në mbi 20%, ndërsa synimi i ardhshëm është që ky nivel të shkojë në 1/3 e tyre.
Ai theksoi se 63% e të diplomuarve në këto shkolla punësohen menjëherë, duke u garantuar atyre jo thjesht një zanat, por një mundësi të sigurt për progres profesional.
“Është një ditë e rëndësishme për të folur se çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë për arsimin. Kur ne kemi nisur këtë rrugë dhe kemi pasur një sistem të arsimit profesional të degraduar dhe plotësisht të padobishëm për të rinjtë dhe të rejat.
Sot situata është krejt ndryshe. Nëse në fillim të këtij rrugëtimi, nxënësit që shkonin në dyert e arsimit profesional ishin nën 10%, sot është mbi 20%. Synimi ynë është që 1/3 e nxënësve të shkojnë te arsimi profesional. 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional punësohen”, tha Rama, duke shtuar se ai që diplomohet në arsimin profesional nuk mbetet vetëm një zanatçi, por bën progres me profesionin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje