Qarku i Elbasanit ishte ndalesa e radhës e Kryeministrit Edi Rama në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Kreu i Qeverisë u ndal fillimisht në Gramsh, ku kërkoi nga mbështetësit që të dalin në votime.
Në Gramsh një grup i vogël i opozitës dolën për ta pritur me protesta, sipas planit të Partisë Demokratike për të parandaluar mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, që Lulzim Basha thotë se janë anuluar nga dekreti i Ilir Metës. Si provë për këtë anulim, Basha mori edhe vendimin e Këshillit të Europës për të anuluar misionin e tij vëzhgues për këtë zgjedhje.
Kryeministri përmbylli ditën e fushatës në qytetin e Elbasanit, para qindra qytetarëve që e pritën në shesh, për të prezantuar kandidatin socialist, Gledjan Llatja.
Por, qindra qytetarë të tjerë protestuan. Me parrullat “Rama ik” dhe “Nuk ka zgjedhje pa opozitën”, protestuesit marshuan në bulevardin qendror të qytetit për të kundërshtuar Kryeministrin.
Dhjetra forca policie shoqëruan protestuesit në distancë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.