Politike

Rama në Gramsh: Opozita u mundua të djegë Shqipërinë, por u dogj vetë

Kryeministri Edi Rama këtë pasdite e ka vijuar turin e fushatës elektorale në qytetin e Gramshit.
Edhe para qytetarëve të Gramshit, kreu i qeverisë u shpreh se opozita po bojkoton zgjedhjet për t’i nxirë faqen Shqipërisë dhe për të bllokuar çeljen e negociatave.
“Qëllimi i tyre është të pengojnë me çdo kusht Shqipërinë për të çelur negociatat. Kjo mund të duket si propagandë. Por në fakt po të shikoni të gjithë panoramën e shpalosur të aktivitetit politik të 6 muajve të fundit. Nuk është e vështirë të kuptohet se qëllimi është ky. Shqipëria të bëhet një vend me reputacionin e rëndë me imazhin e nxirë, për të mos i lejuar miqtë tanë për negociatat”, u shpreh kryeministri Rama.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi ndër të tjera se askush nuk mund të përfitojë asgjë me dhunë.
“Ata janë mësuar të mendojnë se socialistët hapin rrugë. Ata janë me idenë se sa më shumë sherr të bësh, do nxjerrin diçka. Dy vjet më parë përfituan.
Ata thonë se pa u cmendur morëm gjysmën e qeverisë, po u cmendëm marrim të gjithë qeverinë.
Është koha të mësojnë se kush kërcënon të shkelë të drejtën tonë thyejnë qafën. Nuk i ka detyruar njeri të hyjnë në atë rrugë”, u shpreh kryeministri.
Rama nuk anashkaloi as presidentin Ilir Meta, i cili sipas tij është bërë palë me opozitën.
“Haxhi Qamili është rishfaqur në zyrën e presidentit të republikës.
Kjo është dicka jo e mirë për procesin zgjedhor. Ata krijuan gjithë këtë gjurulldi dhe futën në ankth shqiptarët se cfarë do ndodhi.
Më 30 qershor populli shqiptar duhet t’i japi fund kësaj të keqeje. Se kur populli zgjedh partitë duhet të paraqiten para popullit dhe kush ikën nga parlamenti për të ndjegur Shqipërinë, digjet vetë”, tha kryeministri.
Sa i përket krimit elektoral, Rama u shpreh se do të ndëshkohet nga shteti kushdo që ndërhyn në pengimin e zgjedhjeve.
Më 30 qershor, ata sdo bëjnë asgjë, mund të gjejnë budallenj që i bien me kokë murit për ta, por do të thyejnë kokën e tyre. Unë nuk ia dëshiroj askujt fatin e atyre të shkretëve, që duke dëgjuar fallxhoren, Lulzimin, e duke lexuar statuset e Sali kryengritësit, apo duke shkruar pas berihait të Ilir Metës, sot duhet të rrinë nëpër burgje.
Pse duhet të rrinë në burgje? Për këta që duan të bëjnë rrëmujë për të shpëtuar karrierat e tyre edhe për t’i bërë bisht përballjes me një realitet tjetër të një shteti që përfundimisht nuk mund të gjunjëzohet përpara askujt dhe përfundimisht gjunjëzon këdo që shkel ligjin”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Rama.
Rama tha se tani Partia Demokratike, pavarësisht se lindi si një dallgë popullore, tanimë është katandisur si çetat e enveristëve të ’91.
“PD që lindi si një dallgë e madhe popullore është katandis si çetat e enveristëve të ’91. Ishte Luli që i nxori në rrugë duke u thënë e rrëzojmë Ramën këtë të shtunë, e rrëzojmë të shtunën tjetër”, tha kryeministri.
Lidhur me zgjedhjet me një kandidat, ai tha se Partia Socialiste vazhdon në të drejtën e saj, pavarësisht daljes në rrugë të opozitës.
“A bëhen zgjedhjet me një kandidat, po kur ikën vetë njëri kandidat, kandidati tjetër vazhdon dhe i drejtohet popullit, kshuqë unë dua t’ju them shumë thjesht se është një moment shumë kritik për të ardhmen e vendit”, tha ndër të tjera kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë