Menaxhim

Rama me fermerët: TVSH-ja 6% duhet të hiqet, fondi për fermerët do të dyfishohet

Në takimin brenda parlamentit me fermerët që po protestonin,  Kryeministri Rama tregoi se fondi në dispozicion të fermerëve nuk është më 9 mln dollar, por 32 dhe se të dyja palët kishin qëlime të njëjta në këtë takim.

Kryetari I Sindiaktës së Fermerësve, Eduart Sharka, i cili u ftua përsëri javën e ardhshme nga Rama për diskutime tha se fermerët po protestojnë për heqjen e TVSH-së 6% të kthyeshme sepse tregu është informal dhe nuk ka monitorim shtetëror.

“Të dyja palët kemi të njëjtin hall, ai 6% duhet hequr. Më herët ju nuk keni pasur pika grumbullimi, por ne i  vendosën që të mbronin mallin tuaj. Grumbulluesit janë ata që hedhin gurin e fshehin dorën sepse ata kanë marrë mbështetje nga qeveria për të bërë agjentin, por nuk e bënë”,- tha Kryeministri fermerëve, të cilët nuk ranë dakord.

Sharka tha se në fakt në protest janë edhe grumbuluesit sepse e kanë kujtuar qe pa fermerët nuk ekzistojnë as ata.

Në takim, Rama shtoi se gjendja nuk është uniform sepse eksportet e dis produkteve janë rritur.

“9 mln dollarëshi nuk do te ikë nga fermeri, por nuk do t’i japim më në fomën që i kemi dhënë, do e dyfshojmë dhe drejt e tek fermeri.”

Sharka shpjegoi se ën kërkesën e bërë nga fermerët kërkohet bashkimi i 6% dhe i fondit në dispozicion e t’i jepet fermerit nëpërmjet faturësë tatimore, sicc ka fuksionuar në vitin 2019.

Rama tha se ishte në dijeni se skema nuk ka pasur efektin e synuar, por që javën e ardhshme do të diskutojnë përsëri dhe mund të merren parasysh propozimet  e fermerëve, ama qëllimi është të fomalizohet sektori.

Në takim, ishin të pranishme dhe dy ministret e Ekonomisë dhe Bujqësisë, brenda sallës së parlamentit.

Gjatë mëngjesit të 25 nëntorit, fermerët u zhvendosën të protestonin para Kuvendit kundër ndryshimeve në Paketën e Re Fiskale. Në ambjentet e jashtme takuan me kryeministrin Rama i cili i ftoi për diskutim në sallën e parlamentit. Më herët fermerët bashkë me shoqatën dhe sindikatën dolën në qytetin  e Lushnjës duke protestuar dhe përplasur me forcat policore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë