Ekonomi

Protesta e fermerëve, Rama: Jeni keqinformuar, hoqëm rimbursimin 6% pasi kishte sistem të paqartë shpërndarje

I pranishëm gjatë prezantimit të buxhetit të vitit 2022 për fermerët, Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që u zhvillua pak ditë më parë nga fermerët në Lushnjë, pas heqjes së rimbursimit në masën 6%.

Kreu i qeverisë tha se shumica e fermerëve kanë qenë të painformuar.

Protestat e fermerëve janë legjitime, por ata që kanë marrë pjesë në një masë të madhe janë të keqinformuar. Çfarë ka ndodhur në fakt? Ne vendosëm të heqim  rimbursimin e 6 % dhe çfarë do të bëhet me këto para?

Në fakt është hedhur një hap përpara dhe përmes kapacitete logjistik të grumbulluesve të çojmë paratë te fermeri në raport me prodhimin e grumbulluar dhe shifra në fund ka rezultuar një shifër modeste dhe mbi të gjitha një shifër e kontrolluar nga një grusht grumbulluesish të mëdhenj që jo domosdoshmërish ka shkuar te fermeri. Në këtë fazë, i gjithë sistemi i grumbullimit ka përfituar masivisht nga mbështetja e qeverise dhe duke qenë se sot grumbulluesit janë një forcë e re në treg, unë besoj se dhe grumbulluesit do e mirëkuptojë këtë që po them, ne nuk jemi kundër tyre, madje i kemi mbështetur, por ama paratë të shkojnë drejtpërdrejtë në mbështetje të fermerëve. Një sektor që gjatë një viti prek shifrën e 3.5 mld dollarë , sa mund të impaktohet nga vetëm 9 mln? 9 mln ia shtojmë bujqësisë për të rritur produktivitetin. Sa më shumë kalon koha dhe sa më shumë strukturohet se brendshmi sektori dhe me tregtues dhe grumbullues, aq më e vështirë bëhet që të mbijetosh i vetëm. Të maksimizojmë fondet që janë në dispozicion të bujqësisë dhe në mbështetje të atyre modeleve që rrisin produktivitetin."

Rama shtoi se është rritur ndjeshëm niveli i eksporteve bujqësore në vend në krahasim me vitin 2013 dhe theksoi se ky është treguesi më i mirë i përmirësimit të kapaciteteve tregtuese.

Ai tha se qëllimi është që të gjithë investimet që bëhen në bujqësi të maksimizohen për të rritur produktivitetin përmes shembujve pozitivë.

Për të një shembull i mirë janë pikat grumbulluese dhe se numri i tyre do të vijojë të rritet, por u ka kërkuar atyre që paratë të shkojnë në mbështetje të fermerët dhe jo të përfitojnë prej tyre.

“Mjafton të shohim faktet, shohim eksportet. Rritja e përvitshme e eksporteve tregon vetë. Eksportet rriten se rritet prodhimi. Rriten se rriten kapacitetet tregtuese të vendit. Mjafton të shohim tokën që punohet. Në 2013 punoheshin 120 mijë hektarë, ndërsa sot punohet 250 mijë hektarë. Si dhe pse e punojmë kaq shumë? Sepse kemi investuar fuqishëm në 230 mijë hektarë. Pse nuk punohej toka deri disa vite më parë, sepse nuk kishte as ujë dhe as kullim. Tjetra që është e rëndësishme, digat, të lëna në mëshirë të fatit. Sot jemi në kushtet kur kemi 40 diga të rehabilituara. 80 km argjinatura mbrojtëse të rehabilituara. Fondi në bujqësi për vitin 2022 do të jetë i pakrahasueshëm me atë të vitit 2021, e jo më me ato të disa viteve më parë. Kërkohet që të konceptohet si duhet projekti se si do të hidhen paratë” – tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë