Lajme

Rama me Alesion dhe Aurelin në ditën e parë të shkollës pas tërmetit

Kryeministri Edi Rama ka shoqëruar sot në ambientet e shkollës dy fëmijët e prekur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.
Aurel Lala dhe Alesio Cakoni, 10 dhe 7 vjeç, të cilët u hodhën nga apartamentet e tyre në Thumanë sot kanë nisur ditën e parë të shkollës që pas tërmetit.
Ata do të mësojnë në shkollën 9-vjeçare “Ahmet Zogu”.
“Aureli ka ardhur nga Thumana dhe është shoku juaj i ri”, u thotë kryeministri nxënësve të shkollës pritëse “Ahmet Zogu”.
Kryeministrit Rama i ka tërhequr vëmendjen edhe kryebashkiakut të Kamzës për një gropë në rrugën përpara oborrit të shkollës “Ahmet Zogu”
“O Rakip rregulloje këtë gropën, te dera e shkollës me gropa?”, u shpreh Rama.
Në ikje, Rama u interesua edhe për gjendjen e shkollës pas tërmetit dhe stafi i ka konfirmuar që nuk ka probleme.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/445059126440214/?__xts__[0]=68.ARB7ioujw9aRlIL15xgaahw93bH16vpdANbAmLCuR1uNWftOIdP6qVAaaubdFLV9JLKAzBeUH5W4Nsq_Kiu7gwIDo9Is6t-LPdnry1Lh2VUMor8_6Ba1NvGGao3T_T-Ca3EmcBui7Td-_6YomGxNVMPVgL6wfkesBGgjHwMVI7Llsl1Jk3lJpAHw_l2nCM_uHE6r6e0gxB4AME0Cd6Kxfn1DsBt3SLTW37HtafwfYKQh1MGctsXzgDm1VY_CiKzkrPOjZVaJMgWW5aScy04pGWQLHOB-do-Wffskdg7FDRq2oTB3LoJ-d2PoAXe8rLI76OGRyr1FKPuTxcA5mrqVICmz644&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë