Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka mbledhur mëngjesin e sotëm kryesinë e Partisë Socialiste, në selinë rozë.
Në fokus pritet të jetë situata brenda PS-së, zgjedhjet brenda partisë, të cilat janë shtyrë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.
Ditën e djeshme Rama mblodhi kabinetin qeveritar për të bërë një bilanc të punës së 6 muajve të fundit të vitit, si dhe për të diskutuar masat që do të merren për të përballuar pasojat e tërmetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.