Politike

Opozita kërcënon me bllokim të Kuvendit, Rama mbledh deputetët e PS: Beteja jonë e vetme është me njerëzit  

Paralelisht me aksionin e shumicës së deputetëve të opozitës për të zhvilluar punime jo normale parlamentare, kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të partisë ka mbledhur grupin parlamentar në kryesinë e Kuvendit.     

“Sot, me kryeministrin Edi Rama  vendosëm prioritetet e grupimit tonë politik që lidhen me aktivitetin parlamentar, me adresimin e sfidave me natyrë politike, ekonomike, sociale, por jo vetëm, duke e ngritur punën e grupit në një tjetër nivel përmes një komunikimi të përbashkët, akoma edhe më intensiv në vazhdimësi.

 Beteja jonë e vetme është me njerëzit, të cilët kërkojnë dhe meritojnë më shumë prej nesh, ndaj do të bëjmë maksimumin për të qëndruar në koherencë të plotë me çdo kërkesë që vjen prej tyre”, shkruan Elisa Spiropali ministrja përgjegjëse nga qeveria për marrëdheniet me Kuvendin.

Kryeministri Rama mësohet se, u ka thënë deputetëve që kongresi do të mbahet në fillim të nëntorit, dhe duhet të organizohen pasi duhet të bëhen gati për vitin elektoral.

Ai ka kërkuar gjithashtu që deputetët të mos bëjnë mungesa në punën parlamentare, ndërsa ka udhëzuar ministrat që te dëgjojnë shqetësimet e zonave elektorale të deputetëve dhe të bëjnë gjithçka për t’i zgjidhur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë