Politike

Rama ironizon protestat për Zvërnecin: Më argëton kreativiteti i memeve

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish rrjetet sociale për të reaguar ndaj protestave qytetare që po zhvillohen kundër projektit të investimit në Zvërnec.

Përmes një gjuhe ironike, Rama i ka cilësuar tubimet si një “revolucion imagjinar i flamengove”, duke shprehur keqardhje për fjalimet e mbajtura atje.

Nga ana tjetër, Rama ka pranuar se po argëtohet pa masë me memet e krijuara në rrjet, duke përgëzuar publikisht autorët e tyre për kreativitetin.

Ai ka shtuar me shaka se disa prej memeve të tij të preferuara nuk mund t’i publikojë dot, pasi sipas tij janë “shumë të nxehta” dhe mund të ndezin keqkuptime të reja.

Rama këmbëngul se frika ndaj këtij investimi është sipas tij tërësisht e pabazuar, duke e cilësuar atë si një projekt madhor që do të transformojë më tej Shqipërinë.

Ndërkohë prej më shumë se një jave, në Tiranë qytetarët kanë mbajtur protesta, në Bulevardin para Kryeministrisë, ku kërkojnë anulimin e projektit. Me thirrje dhe pankarta në duar, ata kanë paraqitur kërkesat e tyre, mes tyre edhe dorëheqja e Ramës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë