Politike

Kruarjet e fytyrës dhe ironia për influencerat: Ç’tregoi gjuha e trupit e Ramës në Elbasan

Nga Gazeta ‘Si’– Në takimin e djeshëm të kryetarit të PS në qytetin e Elbasanit me rastin e 35 vjetorit gjuha e trupit tregoi shumë gjëra.

Po e nis nga veshja e tij si fillim.

Prej muajsh mbizotëron ngjyra e zezë në dollapin e tij, si në daljet në publik ashtu dhe në daljet zyrtare.

Ndoshta dikush, ose ai vetë ka mësuar që të japë imazhin se një njeri që nuk ndërron shpesh veshjet e tij më ngjyra por, i është përkushtuar punës. Shembuj nga lider botëror kemi disa. Një po ju kujtoj Angela Merkelin.

Gjatë 44.32 minutave u përshkruan nga një fjalim i improvizuar. Në fillim u përpoq plotësisht t’u përmbahej lëvizjeve e trupit me ecejaket te tij në skenë duke treguar se gjithçka ishte nën kontroll.

Dukej si një fjalim përvjetori i PS por një fjalim i mirëmenduar dhe gjuha shkoi aty ku dhemb dhëmballa te situata e protestave të agravuara nisur nga Zvërneci dhe shtrirja gjithandej në Shqipëri dhe në disa vende të Europës.

Nga fillimi e deri në fund shprehjet e fytyrës së Ramës nuk nxorën një buzëqeshje por dukej se ishte i “ngarkuar” me mllef.  U përpoq të thoshte për të disa herën të njëjta gjera lidhur me turizmin dhe në vendet fqinj.

Gjuha e trupit e kryeministrit gjatë këtij fjalimi ishte shumë sinkron në kuadër të përputhshmërisë së lëvizjeve me fjalët që ai tha. Kruarjet e shpeshta të fytyrës dhe kokës, dhe sidomos të majës së hundës, bëheshin në përpjekje për të ulur sado pak nivelin e lartë të nervave që mbartte gjatë këtij fjalimi.

Në shumë herë, ngritja e vetullave sipër dhe zmadhimi syve ishte një përpjekje për të zotëruar më shumë hapësirë dhe për të tërhequr më shumë vëmendjen e të pranishmeve. Kujtoni sytë e bebeve sa të mëdhenj janë, gjë që natyra i ka bërë që të jenë të pëlqyeshëm nga nëna apo kujdestarët e rritjes së tyre.

Gjesti i fundit që bëri nga fundi i fjalimit duke bërë sikur ishte blogger që dalin fotografi në rrjetet sociale, ishte një përpjekje e fundit që të sillte pak të qeshura në sallë që në natyrën e tij e di mirë se sa vlen një buzëqeshje te të pranishmit që e ndjekin.

Ironia e përdorur gjatë këtij fjalimi ishte fund e krye në unision me ngarkesën e këtyre ditëve që ai po lufton i vetëm ndaj mijra njerëzve që protestojnë shesheve si të ishte një valvul shkarkimi e ngarkesës emocionale që mbart kjo situatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë