Politike

Rama i pakënaqur me deputetët, i paralajmëron me zgjedhje të parakohshme

Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, kryesocialisti Edi Rama ka shprehur pakënaqësinë ndaj deputetëve të tij.

Nga burime brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Rama u ka kërkuar të tijve që të jenë më aktivë.

Madje, edhe i paralajmëruar se nëse nuk angazhohen, përfshirë këtu të jenë prezentë në komisione dhe parlament, mund t’i çojë edhe në zgjedhje të parakohshme.

E gjitha kjo ka ardhur për shkak të numrit të vogël të deputetëve që ishin prezentë në mbledhje. Kjo nuk është pritur mirë nga kreu i qeverisë, i cili ka qenë shumë i ashpër me ta, ku nuk ka nguruar që t’u tërheqë veshin, pasi sipas tij socialistët nuk marrin pjesë në Komisionet parlamentare online apo edhe ikin nga seanca parlementare pa pritur fundin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë