Politike

Rama del me kartën e antikorrupsionit me mesazhin për të vetët: Kush fut duart në arkën e shtetit, nuk është më i imi as i PS, unë s’lëshoj vetëm djalin tim  

Nga Gazeta Si - Kryeministri Edi Rama ka hedhur për herë të parë kartën e betejës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të jete ajo (që ka lënguar më shumë kjo qeveri)  e luftës anti-korrupsion.

Rama nënvizoi në fjalimin e gjatë të mbajtur në takimin me deputetë dhe ministra se ai nuk mbron askënd para drejtësisë qoftë ministër, kryetar bashkie apo deputet.

Sipas tij, kush fut duart në arkën e shtetit duhet të mbrohet vete nga drejtësia. Rama paralajmëroi ndërkohe nisma të reja në emër të fuqizimit të drejtësisë që sipas tij duhet të shkojë përtej SPAK

“Kushdo që është zgjedhur në krye të një bashkie nëse fut duart në arkën e këtij shteti nuk është Ne nuk ka se si të jene Ne dhe as se si të kërkojë gjë tjetër nga ne përvec përbuzjes e thene ndryshe cdo anëtar i kësaj familje që bën korrupsion me funksionin publik është vetëm një tradhtar i dyfishte por edhe i PS si cdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit që rritet. por ama lajmi se kemi një parazit më pak në trupin tone është vetëm një lajm shumë i mire

Ai nuk është i imi as i yti por vetëm i drejtësisë në dac si ministër qeveri si kryetar apo drejtor bashkie apo përgjegjës i kësaj qeverie     

Unë nuk lëshoj vetëm djalin që do të hidhet nga shkëmbi në lartësi, por nuk mund mbaj asnjë burrë me paratë e vjedhura në karrige, kur vjen ora të thirret. Jo skam bërë gjë... se SPAK kështu, SPAK ashtu, jo po më bien në qafë... Nëse s’ke bërë asgjë nuk të mbaj unë, të mban e vërteta. Nuk të bën gjë PS-ja. Nuk bëj asnjë koment për çështje që hap SPAK, jo më avokatinë e një drejtori, kryebashkiaku apo deputeti, ministri të kërkuar nga SPAK. Ne e presim të vërtetën vetëm nga SPAK. Më vjen keq për këdo që nuk pranon realitetin...”, tha ai

“Kush gabon duke bërë një rrugë e dy punë nuk do të ketë në krah as mua dhe as PS por vetëm avokatin e vetë para drejtësisë”, vijoi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë