Politike

Rama: Bisedime për investitorë seriozë në Ballsh, por greva nuk ndihmon

Kryeministri Edi Rama thotë se Qeveria është duke punuar që të gjejë një investitor serioz për të rivendosur në punë Rafinerinë e Ballshit, por shprehet se greva e urisë së punonjësve të kësaj rafinerie nuk ndihmon në këtë pjesë.

“Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë, edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë”, thotë Rama.

Kreu i Qeverisë ftoi naftëtarët që ta lënë grevën, që këmbëngul se është formë presioni e ultimatumi, që pamundëson dialogun.

“Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t'ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria. Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s'pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin”, thotë me tej Kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë