Politike

PD, Ramës: Ke vetëm një rrugë për grevistët, jepu pagat!

Partia Demokratikle ka një qasje tjetër ndaj grevës së naftëtarëve duke i motivuar ata që të mos e degjojnë kryeministrin Rama kur ky i fundit u shpreh i gatshëm që të negocionte me ta, por vetëm pas të linin grevën.

“Edi Rama të heqë dorë nga presioni mbi gratë greviste në Ballsh. Askush s’i beson më atij, pasi ka shkelur disa herë premtimin për rihapjen e rafinerisë dhe marrjen e pagave të prapambetura.

Në 17 shtator, naftëtarët e Ballshit ishin para dyerve të qeverisë në Tiranë për të kërkuar dialog. Edi Rama nuk i përfilli. I la burra e gra të pashpresë me arrogancën e një kryeministri që nuk di çfarë do të thotë të mos kesh mundësi t’u japësh darkë fëmijëve.

Gratë greviste në Ballsh janë në të drejtën e tyre.

Edi Rama ka vetëm një rrugë me grevistët: T’u paguajë djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit”, tha Albana Vokshi përmes një konference për shtyp.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë