Ka ndodhur

Grevistet i përgjigjen Ramës për t’u ulur në bisedime

Grevistet i përgjigjen ftesës së kryeministrit Rama për t’u ulur në bisedime për gjetjen e një zgjidhjeje, por pa ndërprerë grevën.

Gratë naftëtare janë futur në grevë prej 14 ditësh dhe kanë vijuar të jenë rezistente.

Kryeministri Rama më herët deklaroi se qeveria është duke punuar që të gjejë një investitor serioz për të rivendosur në punë Rafinerinë e Ballshit, por u shpreh se greva e urisë së punonjësve të kësaj rafinerie nuk ndihmon në këtë pjesë.

Edhe pse gjendja e tyre sa vjen dhe përkeqësohet ato thonë se nuk e ndërpresin grevën, derisa të marrin pagat.

Naftëtarët e Ballshit protestuan edhe në Tiranë më 17 shtator përpara Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës ku kërkuan nga qeveria të ndërhyjë te kompania menaxhuese e rafinerisë, e cila prej 10 muajsh nuk u ka dhënë pagat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë