Politike

Ralf Gjoni: Shqipëria do mbizotërohet nga vrasje mafioze politike

Për integrimin në vend dhe optimizmin e shfaqur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar edhe deputeti i opozitës, Ralf Gjoni.

“Nga 5 kushte e Oltës (Xhaçkës) shkojnë 15 kushte, do të shkojë 150 kushte, vetëm që të zgjasin llastikun e fazës imagjinare për shqiptarët.

Fija e dytë është kriminalizimi i politikës.

Është bërë shumë më keq sot, sepse influencojnë votimin këtu ne Kuvend dhe do të vazhdojnë që të ushtrojnë të njëjtën influencë në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka votë të lirë më 25 prill, është një dhuratë që opozita e bashkuar ja ka bërë Edi Ramës. Kështu që bashkë do ti shërbejnë njëri- tjetrit për të siguruar vazhdimësinë pushtetit”, tha Gjoni gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend.

“Mbajeni mend por Shqipëria do të mbizotërohet nga vrasje mafioze politike si në Siçilinë e viteve 70. Kjo është pritshmëria e strukturave botërore që merren me sigurinë në Rajon...”, nënvizoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”



Lajme të lidhura


Më Shumë