Shkencë

Raketa e Elon Musk shpërthen në ajër në përpjekjen e parë të nisjes

Pas ngritjes, Starship i SpaceX shpërtheu në ajër në përpjekjen e parë të nisjes. Raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë ishte pa ekuipazh.

“Starship sapo përjetoi atë që ne e quajmë një çmontim të shpejtë të paplanifikuar,” tha një zyrtar në transmetim.

Starship i SpaceX, raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë, u ngrit nga një platformë lëshimi në brigjet e Teksasit Jugor të enjten.

Raketa pa ekuipazh shpërtheu në ajër menjëherë pas ngritjes por SpaceX është ende duke festuar testin.

“Me një test si ky, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe testi i sotëm do të na ndihmojë të përmirësojmë besueshmërinë e Starship pasi SpaceX kërkon ta bëjë jetën shumëplanetare”, tha SpaceX në një postim në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë