Ngjarje

Qytetet tona nuk do të jenë të njëjta pas pandemisë

Për mbështetësit e të ecurit, e të qyteteve të pa ndotur e pa makina, javët e shkuara kanë ofruar një mundësi të paprecedentë në testimin e e ideve që ata për kohë të gjatë i kanë lobuar.

Me karantinimet e Covid-19 përdorimi i rrugëve e i sistemeve të transportit publik është reduktuar ndjeshëm. Autoritetet e qyteteve të ndryshme (nga Liverpuli në Lima) kanë marrë avantazh nga kjo situatë duke mbyllur rrugët nga përdorimi i makinave dhe hapjes së disa prej tyre për biçikleta dhe zgjerimit të trotuareve për të mundësuar distancimin social prej 2 metrash që është rekomanduar nga autoritetet botërore.

Një grua me biçikletë në Milano

Ashtu si kandilat e detit që po rikthehen në kanalet e Venecias e flamingot që janë mbledhur në Mumbai, ashtu dhe kalimtarët e përdoruesit e biçikletave po vërshojnë në hapësira e rrugë që më parë nuk guxonin.

Në Bogota të Kolumbisë janë hapur përkohësisht rreth 47 milje rrugësh të përkohshme për biçikletat. Nju Jorku ka vijëzuar rreth shatë milje të ashtu quajtura “rrugë të hapura” për të mundësuar uljen e mbledhjeve të njerëzve ne parqe. E po kështu kanë eksperimentuar e shumë qytete të tjera me Auckland të Australisë, Mexico City, Quito etj.

Një korsi biçikletash e saposhtuar në Berlin

Ka shumë benefite në shfrytëzimin e rrugëve për njerëzit gjatë një pandemie. Njerëzit që dëshirojnë të përdorin biçikletat nxiten e si rrjedhojë mund të ulin grumbullimet e tepërta në autobuzë dhe metro ku ata mund të hasin vështirësi të mbajnë distancë nga njëri tjetri. Rrugët e lira nga makinat gjithashtu mund t’i ofrojnë mundësi atyre që nuk kanë akses në parqet e limituara të një qyteti të mund të ushtrohen të sigurt.

Iniciativa të tjera urbane janë paraqitur për të kontrrolluar në mënyë direkte përhapjen e virusit. Qytete në SHBA, Kanada, Australi kanë rikonfiguruar sinjalet e trafikut në mënyrë që njerëzit të mos kenë më nevojë të shtypin butonat e kalimit të këmbësorëve.

Është akoma e paqartë nëse këto ndërhyrje urbanistike do të vazhdojnë sapo pandemia të marrë fund. Milano planifikon të ndërtojë rreth 22 milje të reja korsish për biçikletat dhe të zgjerojë përfundimisht trotuaret pas heqjes së masave izoluese. Autoritetet në Budapest kanë sygjeruar se korsitë e reja të biçikletave mund të bëhen të përhershme nëse masat provojnë të jenë të suksesshmë ndërsa autoritetet e Providence në Rhode Island janë shprehur se që sot e tutje kalimet e këmbësorëve mes rrugëve do të jenë pa butona.

Por shumë pak qytete të tjera i kanë treguar kaq shumë vëmëndje këmbësorëve dhe përdoruesve të biçikletave. E kjo është vënë re shumë në qytetet e ShBA-së dhe anembanë botës që varen shumë nga transporti i makinave personale.

Me të vërtetë, qytetet tek të cilat këto ndryshimet e reja duket se do të qëndrojnë për një kohë të gjatë janë ato që janë zotuar të ndryshojnë. Merr Parisin përshëmbull, ku më shumë se 400 milje korsish biçikletash pritet që të hapen me mbarimin e karantinimit në 11 maj. Kryetarja e bashkisë Anne Hidalgo e ka nxjerrë jashtë kroznizës kthimin e një status kuoje të dominuar nga makinat e ka mbështetur fuqimisht përdorimin e biçikletave në qytet.

Në fjalë të tjera pandemia mund veçse të ketë shërbyer si një katalizator. Por planifikimi urban është diçka afatgjate që kërkon ndryshim të vogël hap pas hapi si dhe zgjedhjet e mbetura nga e kaluara kërkojnë kohë për t’u ndryshuar.Hapësirat publike jo gjithnjë mund të rikonfigurohen.

Kështu që duke hedhur sytë nga e ardhmja si mund që virusi, apo përpjekjet për të ndaluar të ardhshmit, të rikonfigurojë qytetet tona.

Studioja austriake e dizajnit Precht ka imagjinuar një park publik si labirint që inkurajon distancimin shoqëror.

Riimagjinimi i hapësirave publike.

“Parc de la Sidtance” një propozim spekulativ nga studioja e dizajnit austriake “Precht” imagjinon një park publik të bërë në formë labirinthi me rrugëza prej tre metrash të gjera. Kjo strukturë mundëson rrugëza që prej 20 minutash mund të kompletohen duke mbajtur distancën nga të tjerët falë portave që mund të jenë të hapura apo të mbyllura e që tregojnë se kur një rrugë është e zënë.

Ndërsa në Milano dizenjuesi Antonio Lanzillo ka ideuar krijimin e stolave publikë me ndarëse xhami peçikllazi.

Ide të tjera kanë variuar nga ashensorët e zgjuar që dezifektohen vetë gjer tek dorezat e duarve që mund të operohen lehtësisht përmes bërrylave.

Është shumë shpejt për të ditur se cilat prej tyre mund të realizohen. Por secila prej tyre sygjeron se praktika e distancimit social dhe e vështirësisë për të ndarë hapësirat në afërsi me njëri tjetrin mund të vazhdojnë gjatë e pas krizës.

Nëse ato vazhdojnë, udhëzimet e famshme prej 2 metrash  mund të ripërcaktojnë dizenjon e hapësirave publike, sipas Sara Jensen Carr të Universitetit Northeastern në librin e saj “Topografia e Mirëqënies” merret në konsideratë mënyra se si relievet e hapësirat publike do të transoformohen nga epidemitë si kolera, turbekuloza, dhe obeziteti.

Ideja e të qëndruarit prej 2 metrash larg njëri tjetrit duket se kontradikton theksin që planifikuesit tradicionalisht kanë vënë mbi ndërveprimin njerëzor. Arkitektët qofshin duke dizenjuar parqe apo banesat sociale gjithnjë i kanë vlerësuar pikat e takimit midis frekuentuesve si një burim bashkëpunimi dhe forcimi të lidhjes së komunitetit.

“Kjo kontradiktë është shumë interesante. Nëse e shihni literaturën e benefiteve të shëndetit të hapësirave jeshile, një prej avantazheve primarë është afrimiteti social. Njerëzit ndihen pjesë e komunitetit kur shohin fqinjët e tyre”, thotë Profesori i Universitetit të British Kolumbias Jordi Honey-Roses.

“Planifikusit zakonisht nëpër planet e tyre urbane, historikisht, nuk kanë harruar pa ndërtuar apo përmendur rrugët e ngushta në të cilat njerëzit mund të vërdallosen e të rrinë së bashku.”, shton ai duke folur nga karantinimi në Barcelonë. “Kështu që pyetja tashmë është nëse vallë këto qasje të së shkuarës do të vazhdojnë e në të ardhmen. Mundet që ta mbajmë afrimitetin social duke mbajtur njëkohësisht dhe distancimin social ?”, pyet zoti Honey-Roses.

Zoti Jordi Honey-Roses gjithashtu shprehet për CNN se pas krizës hapësirat e gjelbërta do të vlerësohen akoma e më shumë. Ai i referohet një studimi nga Harvard që tregon benefitet e mirëdokumentuara të shëndetit mendor dhe psikologjik që vijnë nga qytetet e gjelbërta. Gjithashtu po në këtë studim tregohet se ka një korrelacion të mundshëm midis ndotjes së ajrit dhe probabilitetit të vdekurit prej koronavirusit në ShBA.

Një çështje dendurie

Pyetjet më të mëdha qëndrojnë rreth dendurisë së popullsisë. Frikërat se sëmundjet përhapen më kollaj në qëndrat urbane të ngarkuara mund të kenë një impakt në stilin e jetesës të njerëzve mes qyteteve e periferive.

Të dhëna nga një studim tregojnë se një e treta e amerikanëve po konsiderojnë të zhvendosen në zona më pak të dendura e madje moshat nga 18 në 35 ishin ato që e merrnin më seriozisht këtë lëvizje.

Por shumë ekspertë mendojnë se tërheqja e popullisisë nga qytetet drejt periferive do të sjellë kosto. Densiteti i popullsisë e bën sistemin e transportit masiv të mundshëm si dhe përmirëson aksesin drejt hapësirave publike (duke përfshirë këtu dhe spitalet) dhe promovon inovacionin dhe kreativitetin.

Sidoqoftë akoma nuk ka një evidencë që lidh densitetin e një popullate me përhapjen e covid-19. Në Hong Kong (i cili ka popullsinë më të dendur tani seçe kishte në 2003-shin me disa lagje në të cilat banojnë më shumë se 60,000 njerëz për kilometër katror) është efektivisht përmbajtur përhapja lokale e transmetimit të covid-19 më mirë se në qytetet e shpërnadara (pra më pak të dendur) të Europës apo ShBA-së. Nëse përdorimi i transportit publik ëshët një faktor sinjifikativ në përhapjen e covid-19 është një teori që akoma po eksplorohet. Dhe ndonëse gjetjet akoma qëndrojnë larg së të qënurit përfundimtare mos besimi ndaj autobuzëve dhe metrove mund të sjellë një reduktim në përdorimin e tyre.

Honey-Roses sygjeron se mund të shohim një rritje në përdorimin e “mikrombilitetit” (pra të lëvizjes përmes skuterave dhe biçikletave elektronike).

Epidemitë mund të kenë efekte radikale apo të papritura në arkitekturë e dizajn

Mbase mund të shohim adoptimin në masë të dyerve automatike. Mbase popullariteti i fermave urbane gjatë muajve të fundit do të ofrojë shpëtim nga kërcënimi i rafteve të zhveshura të supermarketeve. Ose mbase instalimi i monitorëve të kanaleve të ujërave të zeza mund të përdoret për të deshifruar se ku po përhapen sëmundje të caktuara në popullatën e qytetit.

Por ka pasur e ide më radikale si ato të dizenjuesit italian Umberto Menasci. Njëra prej të cilave ka në bazë krijimin e kutive prej peçikllazi në plazhe që iu lejon pushuesve relaksimin në izolim. Këte vit kompeticioni i dizenjimit të gradaçelave “eVolo”  u fitua nga një kullë që përmbante hapësira të sistemit shëndetësor e që mund të ndërtohej shumë kollaj pasi ishte e përbërë përmes fabrikatave.

“Pavarësisht mundësisë së realizimit të propozimeve të këtilla, ka shumë optimizëm se kjo krizë mund të përmirësojë mënyrën se si qytetet janë dizenjuar dhe menaxhuar”, shprehet Honey-Roses. Por ai i mëshon shumë faktit se politikat e caktuara si dhe oportunizmi mund të luajnë role të rëndësishëm në përcaktimin e ideve që mund vihen në jetë. (“Unë po shoh shumë vetë-interes në këtë optimizëm psh përdoruesit e biçikletave shprehen se duan që të shikojnë korsi të tyrë më të mëdha pasi është në interesin e tyre”, jep ai si shëmbull)

Por pavarësisht skepticizmit të tij si profesionit i fushës, kërkuesit janë të mendimit se pandemia ka prezantuar oportunitete reale në rimendimin e hapësirave publike.

“Kjo është një kohë ku ekspertët duhet të tregojnë përulësi”, shprehet ai.  “Kërkuesit duhet që të ngrejnë pyetje të mira si dhe qeveritarët duhe të tregohen guximtarë. Gjërat që më parë nuk ishin të mundurar, tashmë janë”, shton zoti Honey-Rones.

Burimi: CNN


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë