Ekonomi

Qeveria nënshkruan me ENI-n për nxjerjen e naftës në Dumre

Qeveria shqiptare ka nënshkruar sot (të premten) marrëveshjen me kompaninë italiane ENI për bllokun e Dumresë.

Kjo marrëveshje për qeverinë shqiptare konsiderohet si një ogur i bardhë për zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve dhe një sinjal për rritjen e mëtejshme të investimeve të huaja direkte në Shqipëri.

Kryeministria – Nënshkrimi i marrëveshjes me Kompaninë italiane ENI për bllokun e Dumresë, që vjen pas zbulimit shumë domethënës të kompanisë SHELL në zonën e Shpiragut, është një lajm i shkëlqyer për zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve dhe një sinjal kuptimplotë për rritjen e mëtejshme të investimeve të huaja direkte në Shqipëri🇦🇱🤝🇮🇹

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 20. Dezember 2019

“Blloku i Dumresë ka një rezervë të pritshme të konsiderueshme ashtu sikurse zbulimi në Shpirag është një arsye më shumë dhe nxitje më shumë për të vijuar me eksplorimet. Me vjen po ashtu shumë mirë të theksoj se bëhet fjalë për një tjetër investim të rëndësishëm të huaj direkt në Shqipëri të një kompanie gjigande me të ardhura më të mëdha se i gjithë Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar i Shqipërisë e cila vendos një flamur me shumë peshë në hartën e investimeve të huaja në Shqipëri” tha kryeministri Rama.

Kurse ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u shpreh se “Buxheti i shtetit do të ketë përfitime të mëdha si asnjë kontratë e ngjashme më parë. Kompania ka një qasje të orientuar drejt përgjegjësisë sociale”.

Kjo marrëveshje vjen pas zbulimit të kompanisë SHELL në zonën e Shpiragut.

 

Më Shumë