Bota

Greqia nën akuza se po fsheh numrin real të viktimave

Opozita dhe shoqëria civile në Greqi kanë ngritur sot alarmin se qeveria e Mitsotaqis po fsheh numrat reale të viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi, duke thënë se shifrat janë shumë të larta dhe se situata në vendin fqinj është tragjike. Gjithçka erdhi pas një investigimi nga disa media, të cilat zbuluan se qeveria po shtrembëronte shifrat e koronavirusit kanë shkaktuar një sërë polemikash.

Shifrat e lëshuara nga qeveria çdo natë janë kritikuar ashpër nga mediat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale sepse nuk pasqyrojnë të vërtetën pasi raportet e organizatës kombëtare të shëndetit publik, EODY, bien ndesh me njëra tjetrën dhe mjekët flasin për shifra shumë më të lartë. Publiku është shqetësuar po ashtu nga hapja e dhjetrave varreve të reja për viktimat në Veri të vendit.

Yanis Varoufakis, ish ministri i financave që kryeson partinë e majtë të opozitës MeRA25, i kishte kryeministri Mitsotakis ta adresonte këtë çështje gjatë seancës parlamentare këtë mëngjes.

Duke iu drejtuar vetë parlamentit këtë mëngjes ai akuzoi liderin e qendrës së djathtë se po i fshihej të vërtetës, pasi ai nuk arriti të paraqitej. " Kryeministër ju mund ta jeni fshehur nga parlamenti sot por atë që po bëni nuk do të arrini ta fshihni nga opinioni publik," tha Varoufakis para e 300 deputetëve grekë.

Opozita shtyu një prokuror publik të niste hetimet ndaj qeverisë mes raporteve që degë të ndryshme të EODY po mbanin skedarë të ndryshëm dixhitalë me numër të ndryshën të infektuarve ditorë.

Qeveria, e cila dje njoftoi se masat e bllokimit do të shtriheshin deri në 14 dhjetor duke përmendur nivele të larta të përhapjes së koronavirusit i ka vazhdimisht përshkruar zbulimet si "teori konspirative".

Greqia është goditur nga një rritje e rasteve të koronavirusit me valën e dytë të pandemisë që është shumë më e vështirë për tu kontrolluar se e para. Epidemiologët thonë se bllokimi në të gjithë vendin, i cili hyri në fuqi në 7 nëntor, nuk ka arritur të japë rezultatet e shpresuara me ngarkesën e virusit që mbetet e lartë në veri të vendit.

Organizata e shëndetit publik njoftoi 1.882 raste të reja të enjten dhe 100 vdekje nga Covid-19. Pacientët që kërkojnë intubim në pavijonet e urgjencës shëndetësore u rritën në 622, me 26 pacientë më shumë se e marta, por ekspertët thonë se shifrat reale janë disa herë më të mëdha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë