Ne rrjet

Qeveria e re ‘pa peshë’ italiane: Nuk do të kundërshtojmë më BE

Pas betimit, qeveria e re e Italisë, e formuar nga Pesë Yjet dhe Partia Demokratike, ka premtuar se do të rivendoste marrëdhëniet me Brukselin duke u përpjekur të mos tensionojë edhe më shumë Bashkimin Europian me qëndrimin e saj ndaj emigrantëve.

Pasi dy ish-rivalët ranë dakord të bashkojnë forcat kundër Matteo Salvinit dhe partisë së tij të ekstremit të djathtë, Roma është zotuar se do të angazhohet më shumë në zgjidhjen e çështjeve të brendshme të BE-së.

Salvini ka dalë vazhdimisht kundër rregullave të BE-së për buxhetin dhe emigracionin, por ministri i ri i Çështjeve Europine premtoi një të ardhme më harmonike, duke theksuar se si PD dhe Pesë Yjet kishin mbështetur presidenten e re të Komisionit, Ursula von der Leyen.

"Të gjitha palët në këtë qeveri do të bëjnë çmos të mos përplasen me Brukselin, të mos kenë zënka apo diskutime të pakuptimta, por përkundrazi të shtrojnë ide të reja," tha ministri i ri për BE-ne, Vincenzo Amendola, anëtar i PD dhe figurë e njohur pro-europiane.

Giuseppe Conte, Gazeta Si, 6 gusht

PD ka marrë përsipër jo vetëm ministrinë e Cështjeve të BE-së, por edhe ministrinë e ekonomisë, e cila ka qenë në vijën e parë të betejave të fundit me Brukselin, dhe ish kryeministri i PD, Paolo Gentiloni u emërua si komisioneri i Italisë në BE-së.

Qeveria e re e Conte do të ketë 21 ministra, 10 nga Pesë Yjet, nëntë nga PD dhe një nga partia e vogël e e Të lirve dhe të Barabartëve.

Një burim i PD i tha Reuters, se Gentiloni ka të ngjarë të marrë portofolin e çështjeve ekonomike dhe monetare në Komisionin Europian.

Kjo do të ishte një pilulë e hidhur për Salvinin, partia e të cilit triumfoi në zgjedhjet parlamentare evropiane në maj, duke marrë 34% të votive, por nuk kishte arritur të merrte asnjë portofol të rëndësishëm në Bruksel. Më parë pritej që Italia të merrte një punë më pak prestigjioze të Komisionit për shkak të marrëdhënieve armiqësore të Salvinit me Brukselin.

Betohet qeveria e re italiane, Gazeta Si, 6 shtator 2019

Kryeministri Giuseppe Conte, një profesor që u fut në politikën italiane pa përfaqësuar asnjë parti, drejtoi ekipin e tij të ri me shtatë gra dhe 14 burra në ceremoninë e betimit në pallatin e presidencës.

Qeveria e 67-të e Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore duket se ka pak peshë politike, pasi shumica e anëtarëve të saj janë figura të reja dhe pa përvojë në politikë.

"Ne e dimë shumë mirë që partitë që përbëjnë këtë koalicion kanë pasur përplasje të mëdha ndër vite. Kemi një rrugë e vështirë përpara, por ajo që ka rëndësi është fryma e bashkëpunimiy, "tha Dario Franceschini, anëtar i PD dhe ministri i ri i italian kulturës.

Ministria e brendshme, e kryesuar më parë nga Salvini, iu dorëzua një nëpunëseje civile dhe specialists se emigracionit Luciana Lamorgese.

Ndryshe nga Salvini, për të cilin kritikët thotë se ka shpenzuar më shumë kohë në Tëitter sesa në ministrinë e tij, Lamorgese nuk ka llogari në mediat sociale dhe do të adoptojë një profil shumë më të seriozë se paraardhësi i saj. Të hënën ajo do të niset në Brukselin për hartimin e rregullave të reja të emigracionit.

Kryeministri Konre dhe Luigi di Maio. Gazeta Si, 6 shtator 2013

Emërimi i saj vjen pasi në maj të këtij vitit, Salvini u raportua se kishte shkuar në ministrinë e tij vetëm 17 ditë nga fillimi i vitit, një shifër të cilën ai nuk e ka kontestuar publikisht.

Ndërkohë që Lamorgese betohej si ministre duke marrë përsipër detyrën e tij në Romë, Salvini reagoi në rrjetet sociale duke deklaruar se "fuqitë e forta" brenda Evropës ishin ato që fshihen prapa formimit koalicionit të ri.

"Nuk do të zgjasë shumë," shkroi ai. "Opozita në parlament, në sallat dhe sheshet e qyteteve do të kenë mundësi të votojnë dhe do të fitojmë”, deklaroi ai.

Drejtuesi i Legas tashmë ka njoftuar planet për të organizuar një tubim të madh në Romë më 19 tetor kundër qeverisë së re.

Administrata nuk do të jetë plotësisht funksionale derisa të kalojë dy mocionie besimit në parlamentitn Italian, të parashtruara përkatësisht për të hënën dhe të martën.

Detyra e parë e koalicionit do të jetë hartimi i një buxheti për vitin 2020. Në një platformë të përbashkët të paraqitur në fillim të kësaj jave, Pesë Yjet dhe PD premtuan masa ekspansionale për të fuqizuar ekonominë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë