Para

Qeveria do të japë me koncesion portin në Vlorë

Qeveria shqiptare po përgatit koncesionin e radhës. Bëhet fjalë për portin në Triport të Vlorës. Qeveria ka autorizuar dy ministri, respektivisht të Infrastrukturës dhe të Bujqësisë për nisjen e procedurave për përgatitjen e koncesionit.

Ministria e Bujqësisë është autorizuar, pasi porti shërben për peshkim. Aktualisht dhënia me koncesion është e ndaluar për shkak të zgjedhjeve. Qeveria Rama po bën gati procedurat tani, që me parlamentin e ri të kalojë PPP-në.

Objektivi i qeverisë është që përmes PPP-së, Triportin në Vlorë ta kthejë në një port mallrash dhe peshkimi, ndërsa porti aktual të jetë turistik, ashtu sikur parashikohet që të ndodhë në Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë