Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Qehaj, ku një person qëlloi me armë zjarri në ajër.
Policia thotë se në pranga ka rënë i riu Arnaldo Çiçaj, i cili ka qëlluar në parkingun e një kompleksi, duke u larguar me shpejtësi.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim edhe shtetasi E. S., pasi ka qenë me 26-vjeçarin, ku ky i fundit ka qëlluar në ajër.
Sipas policisë, këta të rinj, ditën e djeshme kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në parkingun e një kompleksi dhe më pas janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.