Rend dhe Ligj

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 30-vjeçari. Në pranga edhe drejtuesi i mjetit

Policia e Tiranës njofton se “Shqiponjat”, gjatë kontrolleve që kanë ushtruar, kanë arrestuar një shtetas, për armëmbajtje pa leje, pasi në makinë iu gjet armë zjarri.

Policia ka arrestuar edhe shoferin e makinës në të cilën udhëtonte personi që kishte armë.  Ai akuzohet për moskallëzim krimi.

Për armëmbajtje pa leje është arrestuar 30-vjeçari Klaodor Hakaj. Këtij të fundit iu gjet pistoleta në çantë.

Ndërsa, drejtuesi i mjetit ishte shtetasi Skerdi Sina, të cilit i janë gjetur edhe disa fishekë në banesë, mbi të cilin rëndojnë akuzat për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

“Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e Shqiponjave dhe Shigjetave, në vendin e quajtur ‘Rrethrrotullimi i Farkës’ u bë ndalimi i mjetit tip ‘Audi’ që drejtohej nga shtetasi S. S. dhe kishte  pasagjer shtetasi K. H. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit dhe këtyre shtetasve, në çantën e dorës të shtetasit K. H., shërbimet e Policisë gjetën një armë pistoletë dhe fishekë luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë