Keshilla

Pyetje-përgjigje: Si të shmangim sherret në kohë distance fizike

Distancimi shoqëror ka krijuar situata për të cilat nuk ka pasur një kod sjelljeje të vendosur më parë. Në vetëm disa javë, gjestet themelore njerëzore, të tilla si shtrëngimi i duarve ose përqafimi i një miku janë evituar jashtë mase shumë.
Thomas Farley, i njohur si “Mister Manners”, është një ekspert i bazuar në etiketimet moderne të New York City, i cili shpjegon disa nga çështjet e ndërlikuara të ngritura nga ankthi dhe frika e natyrshme në botën e sotme.Kohët e fundit ai i është përgjigjur pyetjeve se si të sillemi në kohen e koronavirusit të ri.

https://gazetasi.al/ ka sjellë një pjesë të përkthyer të intervistës së tij për mediat.

Pyetje: Nëse dikush afrohet tek ju dhe ia drejton dorën për ta takuar, çfarë thoni / bëni në mënyrë që të mos ta ofendoni?
Përgjigje: Unë do të mendoja se tani jemi larg kësaj dileme, megjithëse ishte një skenar që kam hasur shumë ditët e para të distancimit social. Nëse dikush më jep dorën tani unë do të buzëqesh dhe do të përdor ndonjë nga alternativat e sigurta për shtrëngim duarsh, si dorashkat apo dezifektantin. Sidoqoftë askush nuk është i ofenduar gjatë katre kohëve sepse të gjithë bëjnë thirrje se duhet të marrim masa te jashtëzakonshme.
Pyetje: Unë eci me qenin nëpër lagjen time dhe ai është shumë miqësor me fqinjët, vecantërisht me fëmijët. Si t’ia shpjegoj atyre që jemi në një kohë të vështirë dhe ata nuk duhet ta prekin?

Përgjigje: Kjo është një kohë ku të gjithë ne jemi mirëkuptues ndaj udhëzimeve të distancimit shoqëror. Ju mund të dilni shëtitje me qenin tuaj, kur nuk ka shumë njerëz përreth lagjes, por nëse takoni dikë në rrugë, duhet të kujdeseni për distancimin dhe t vini në dukje këtë gjë.

Pyetje: A duhet t'i këshilloni miqtë dhe të afërmit tuaj që vazhdojnë të shkojnë në dyqane ushqimore të shumta duke kërkuar të gjitha ushqimet e tyre të preferuara në këtë krizë? Ekspertët na thonë që të mos shkoni nëse është e mundur, por dhe nëse shkojmë, duhet të jetë vetëm 1 herë në jave.
Përgjigje: Këshilla është një fjalë e fortë dhe megjithatë këto kohë janë ende të frikshme. Ka pak që mund të bësh për ata që duan të dalin nga shtëpitë e tyre, qoftë edhe për të shkuar në dyqan.
Pavarësisht gjithçkaje sigurohuni të qëndroni të sigurt duke vendosur maskë ndërsa bëni pazar dhe të zbaroni të gjitha rregullat e higjienës kur të shkoni në shtëpi.

Pyetje: A do të jetë e nevojshme apo pritet që të merren masa shtesë për personat që kyrejnë shërbie të zakonshme si berberët, parukierët, trajnerët?
Përgjigje: Diçka e mirë që mund të bëni është të konsideroni sasinë e parave që do të harxhonit, të nevojshme për shpenzime të tjera. Nëse keni mundësi financiare, atëherë përpiquni t’i mbani pasi të kalojë kjo periudhë.
Pyetje: A ka ndonjë mënyrë për të marrë pjesë në Zoom pa qenë i bezdisshëm? Njerëzit flasin të gjithë në të njëjtën kohë.
Përgjigje: Kjo është një çështje shumë e përfolur, veçanërisht pasi të gjithë ne jemi duke mësuar praktikat më të mira për video-konferencat. Disa nga mënyrat për të shmangur fenomenin “te flasim të gjithë menjëherë”janë:

  • Përcaktoni një person të jetë pritës i telefonatave.
  • Të gjitha mikrofonat duhet të jenë të heshtura derisa të vijë koha kur personi që po flet t’ju bëj një pyetje.
  • Përdorni veçorinë "ngri dorën" kur njerëzit duan të flasin. Ose, nëse grupi është më pak zyrtar, konsideroni një sinjal se ju keni diçka për të thënë duke ngritur dorën, si një shenjë për të thënë se doni të thoni diçka.
  • Sigurohuni që të gjithë janë në “pamjen e galerisë”, në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit të shohin të tjerët dhe të mos duhet të dalin nga linja për të parë çdo pjesëmarrës./The Washington Post/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë