Mode

Pyetja miliarda dollarëshe: çfarë do të bëjë Adidas me gjithë ato Yeezys?

Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Kanye West, kompania po përballet me një dilemë financiare dhe etike lidhur me atletet që sjellin goxha fitim.

Çfarë duhet të bëjë Adidas me të gjithë stokun e Yeezys është një pyetje prej 1.2 miliardë eurosh (1.3 miliardë dollar) për të cilën askush nuk duket se ka një përgjigje. Marka është në rrezik pasi ndërpreu lidhjet me Kanye Ëest në tetor për komentet e tij antisemitike.

Reperi, i cili tani quhet Ye, ishte një burim fitimi për kompaninë. Një palë Yeezy me firmën e tij shiteshin për rreth 220 dollarë. Ye shpëtoi Adidas, duke freskuar imazhin e markës dhe duke e lejuar atë të konkurrojë me Nike's Air Jordans.

Pas shkëputjes së marrëveshjes, marka është e rrënuar.

Gjithashtu është ndezur dhe një dilemë etike. Si i hedh Adidas atletet pa shkaktuar një zemërim për mbetjet? Është testi i parë i madh për CEO-n e ri të kompanisë, Bjorn Gulden.

“2023 do të jetë një vit tranzicioni për të qenë sërish një kompani në rritje dhe fitimprurëse”.

Ekspertët thonë se ajo që marka bën me atletet mund të jetë një shans për të shkuar prap në ditët e lavdisë ose mund të jetë rrënimi i tyre.

"Nuk mund thjesht ti hedhin, kjo është pak por e sigurt”, tha Charcy Evers, eksperte mjedisi.

“Adidas mund ta përdorë këtë si një mundësi për të vendosur një standard të ri praktike duke qenë 100% transparent dhe duke zotëruar këtë telash unik”, thotë ai.

Evers tregon se praktika e zakonshme e industrisë për të hequr qafe stokun e tepërt thjesht po e shkatërronte atë.

Çfarë tjetër mund të bëhet me një palë atlete kaq unike me një dizajn të lidhur në mënyrë të pashmangshme me Ye?

Alden Wicker, gazetar që mbulon modën e qëndrueshme, thotë se atletet duhet të riciklohen me përgjegjësi. Kompania ka lançuar produkte që synojnë ripërdorimin e mbetjeve, të tilla si Adidas Terrex Futurecraft Loop anorak, bërë nga plastika e ricikluar e oqeanit. Ëicker sugjeron që Adidas të përdorë Yeezys për të testuar projekte të reja.

Shelton Boyd-Griffith, redaktues në Essence, rekomandon një qasje tjetër.

"Unë mendoj se do të ishte mirë që këpucët të ripërdoreshin nga stilistë të tjerë, për të krijuar këpucë të tjera", tha ai.

Problemi me këtë strategji është se vlera e Yeezys është e lidhur në markën dhe jo në lëndët e para. Nëse ato përdoren thjesht për projekte të tjera, mund të jetë e vështirë të rikuperohet pjesa më e madhe e investimit.

Një strategji e rrezikshme mund të jetë përpjekja për të rimarrë rëndësinë që kanë.

 Nëse "transparenca" është qëllimi i vërtetë, disa thonë se Adidas nuk duhet të shmangë lidhjen e atleteve me komentet e Ye, ose të fshehë historinë e markës së vet.

Rachel Weingarten, stratege e markës mendon se marka duhet të fillojë një organizatë bamirësie që ndan artikuj për të mbijetuarit e fatkeqësive.

Atletet Yeezy mund të jenë produktet e para të dhuruara, me idenë për të shtuar më shumë për ngjarjet e ardhshme.

Sido të veprojë Adidas, ekspertët janë të gjithë në një mendje, se “Adidas do të humbasë para, pa marrë parasysh se çfarë bën".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë