Mode

Aksionerët e Adidas nisin një padi për markën dhe Yeezy-n e Kanye West

Aksionerët pretendojnë se Adidas nuk arriti të minimizonte ekspozimin e tyre nga rrezikut pasi komentet antisemitike të reperit dhe stilistit Kanye West çuan në një rënie të madhe të markës.

Aksionarët e Adidas thonë gjithashtu se drejtuesit e markës e dinin për sjelljen problematike të reperit përpara se të përfundonte partneriteti i tyre.

Aksionerët gjithashtu pretendojnë se Adidas nuk arriti të minimizojë humbjet financiare ose të marrë masa paraprake.

“Ne i hedhim poshtë këto pretendime të pabaza” tha Adidas në një deklaratë duke iu përgjigjur padisë, duke shtuar se kompania "do të marrë të gjitha masat e nevojshme për t'u mbrojtur fuqishëm kundër tyre”.

West, i cili njihet si Ye, nuk është palë në padinë, e cila u ngrit në SHBA.

Nën markën Yeezy, Ye projektoi veshje sportive dhe atlete që ishin jashtëzakonisht të suksesshme për Adidas.

Por gjigandi i veshjeve sportive i dha fund bashkëpunimit me Ye tetorin e kaluar pasi ai lavdëroi Adolf Hitlerin dhe nazistët në një intervistë.

Adidas ka zbuluar se mund të humbasë deri në 1.2 miliardë euro nga produktet e pashitura Yeezy nëse vendos të mos i shesë ato.

Kur kompania përfundoi marrëdhënien me Ye në tetor, ajo tha se “Adidas nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes. Komentet dhe veprimet e fundit të Ye-së kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme, dhe ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin e ndërsjellë dhe drejtësinë”.

Por padia pretendon se Adidas dinte për sjelljen e Ye më parë, duke pretenduar se ishte diskutuar nga ish-shefi ekzekutiv Kasper Rorsted si dhe drejtues të tjerë të lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë