Biznes

Pyetja e Steve Jobs që e çoi Apple nga falimentimi në 1 triliard $

Carmine Gallo/Forbes- Është e lehtë të harrosh se rruga e Apple drejt vlerësimit 1 triliard dollar prej gjendjes në prag falimementi erdhi prej një lëvizjejee të zotëruesit të kompanisë. Steve Jobs shtroi një pyetje prej së cilës kompania ndërmori rrugën e moskthimit më mbrapa.

Në emisionet e mia për lidershipin frymëzues, shpesh tregoj një videoklip të Steve Jobs, të një takimi që ai mbajti në vitin 1997 me stafin e tij. Jobs ishte kthyer në Apple rreth tetë javë më parë (pas largmit më 1985). Apple kishte para cash vetëm për 90 ditë në bankë. E ardhmja e kompanisë dukej e zymtë dhe pak njerëz i dhanë asaj një shans për të mbijetuar, e lëre më pas të bëhej kompania e parë amerikane në bursë me një vlerë tregu 1 triliard dollar.

Videoja tregon Jobs-in të veshur nën lukun e tij në të zezë, por në vend të xhinseve blu mbathte pantallona të shkurtra. Gjarë bisëdës ai i dërgon një mesazh intensiv dhe pasionant grupit të vogël të punonjësve. Ekipi do të jetë në gjendje të dalë nga kolapsi.

Fokusohuni në gjërat me vlerë

Më 23 shtator 1997, Jobs i tha stafit të tij se Apple kishte eliminuar rreth 70% të linjës së saj të produktit. "Është shumë," tha ai. " "Apple është larguar nga bërja e gjërave bazike, duke u fokusuar në 30 për qind të gjërave me vlerë."".

Pastaj, Jobs shpjegoi pse ai kishte zgjedhur të ulte ofertat e produktit. E gjitha filloi me një pyetje të thellë: "Kush është Apple dhe ku gjendemi ne në këtë botë?"

Përgjigja ndaj pyetjes do të çonte në fushatën ikonike të kompanisë "Think Different" “Mendo ndryshe” dhe do ta shpinte atë drejt një rrugë për t'u bërë kompania më e vlefshme publike e Amerikës. Ja se si Jobs artikuloi përgjigjen e tij ndaj pyetjes; Kush është Apple?

Jobs njoftoi se Apple nuk do të reklamonte shpejtësinë e saj dhe në vend të saj do të komunikonte mënyrën se si produktet do të shërbenin për klientët e tyre kryesorë.

Pyetjet më të mira, ndërtojnë strategji më të mira

Kjo video duhet të na kujtojë se pasioni është me të vërtetë themeli i gjithçkaje. Ju nuk mund të frymëzoni një ekip nëse nuk jeni të frymëzuar. Por nuk është e mjaftueshme të pyesësh: "Për çfarë jemi të apasionuar?" Kjo është një pyetje e mirë, por jo aq e mirë. Steve Jobs na mësoi se udhëheqësit frymëzues kërkojnë pyetje të thella dhe kuptimplota për qëllimet kryesore të një kompanie. Pyesni veten dhe ekipin tuaj:

Çfarë na nxit çdo ditë?

Çfarë i bën zemrat tona të këndojnë?

Si i ndihmojmë klientët tanë të arrijnë ëndrrat e tyre?

Cila është vlera jonë kryesore?

Për çfarë luftojmë?

Cili është vendi ynë në botë?

Këto pyetje të çojnë në përgjigje ndriçuese që mund të luajnë një rol të madh në atë se si një kompani komunikon misionin e saj kryesor.

Unë nuk studioj liderët mesatarë. Unë studioj lidëret frymëzues. Frymëzimi, sipas një përkufizimi universal, do të thotë "të nxisni një entuziazëm të zjarrtë" tek dëgjuesit tuaj. Thelbi qëndron tek - nuk mund të 'nxisni entuziazmin' nëse nuk jeni të frymëzuar. Identifikoni pasionin tuaj duke i pyetur vetes çështjet e duhura. Kur Steve Jobs u kthye në Apple pas një mungese 12-vjeçare, Apple ishte duke falimentuar. Ai u ul dhe e pyeti veten: "Çfarë dua që njerëzit të dinë për ne?" Ju nuk mund të keni një kompani prej 1 triliard dollarësh duke bërë pyetjet e duhura, por do të jeni shumë më të suksesshëm se sa keni imagjinuar ndonjëherë.    *Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë