Mendim

Putin po e kthen gjetjen e vaksinës në një tjetër “Luftë të Ftohtë”

A do t’i besonit një vaksine nëse Vladimir Putin do t'ju thoshte se ishte e sigurt?

Kjo nuk është një garë hapësinore, është një pandemi që ka gjunjëzuar mbarë botën. Megjithatë Putin është duke u përpjekur të pretendojë fitoren edhe në këtë drejtim. Ndërkohë, bashkësia mjekësore amerikane ka hedhur poshtë sugjerimet e Trump se një vaksinë mund të jetë gati deri në ditën e Zgjedhjeve, Putin sapo ka nxjerrë një nga një as nën mëngë dhe e ka quajtur atë Sputnik, i inspiruar nga misioni satelitor që tronditi botën në vitin 1957.

Asnjëherë mos e nënvlerësoni gatishmërinë e njerëzve të fuqishëm për t'u përfshirë në një propagandë gjeopolitike. Kjo është arsyeja pse Rusia raportoi shumë pak raste me Covid-19, derisa shpërthimi u bë e pamundur për t'u fshehur. Ajo është vendi ku mjekët kritikë ndaj reagimit të qeverisë bien nga dritaret.

A mund t'i besoni një vaksine ruse më shumë sesa mund t'i besoni një rezultati zgjedhor rus?  Putini dhe oligarkët mbështeten nga një tre e katërta e  votuesve.  Asnjë President Amerikan nuk ka marrë më shumë se 60% të votave popullore ndonjëherë në zgjedhje. Votuesit e ndihmuan Putin të ndryshojë kushtetutën e Rusisë muajin e kaluar, duke qëndruar përjetë në pushtet.

Muajin e kaluar inteligjenca amerikane së bashku me agjencitë nga vendet evropiane ngritën alarmin se rusët janë përpjekur të vjedhin kërkimet e vaksinës së koronavirusit duke hakuar sistemet kompjuterike.

 Deklarata e Rusisë se ka gjetur një vaksinë, pavarësisht nëse mund ta besoni apo jo, është një goditje e  rëndë  për mjekësinë perëndimore. Por si e zbuloi Rusia vaksinën kaq shpejtë?

Kritikët thonë se misioni i shpejtë i Rusisë për gjetjen e një vaksine vjen për shkak të presionit politik nga Kremlini, i cili është i prirur të portretizojë Rusinë si një forcë shkencore globale.

Rusia nuk ka lëshuar të dhëna shkencore të testimit të vaksinës, por “Neë York Times” raportoi se vaksina ruse nuk kishte përfunduar provat. Përkundër kësaj, zyrtarët rusë kanë thënë për CNN se të paktën 20 vende dhe disa ndërmarrje amerikane kanë shprehur interes për vaksinën.

Por pse është kaq e rëndësishme për të bërë prova të vazhdueshme klinike përpara prodhimit të vaksinës? Miliarda njerëz do të duhet ta marrin. Edhe Kina ka filluar gjithashtu të përdorë një vaksinë ndaj anëtarëve të ushtrisë së saj.

Deri më tani ka 25 vaksina që janë aktualisht në prova klinike dhe më shumë se 100 më shumë në zhvillim, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Shpresojmë që të jetë më e sigurta që do t’u jepet miliarda njerëzve në të gjithë botën dhe na rikthen të gjithë në normalitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë