Tërmeti i fortë i 26 nëntorit që shkaktoi të paktën 30 viktima solli një solidarizim të shteteve të ndryshme si dhe kanë shprehur ngushëllime për këtë tragjedi të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore. Krerë e shtetit kanë në mesazhet se tyre kanë ngushëlluar presidentin Ilir Meta për këtë tragjedi.
Mësohet se një telegram ngushëllimi në adresë të presidentit Meta ka dërguar edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Siç njofton ambasada e Rusisë në Shqipëri, Putin i shpreh ngushëllimet dhe i kërkon që t’ja përcjellë edhe familjeve të viktimave. “”I nderuar zoti President, Pranoni ngushëllimet e mia të thella për viktimat e shumta dhe pasojat e tmerrshme të shkaktuara në vendin Tuaj nga tërmeti. Ju lutem t`u përcillni të afërmve të viktimave fjalë ngushëllimi dhe përkrahjeje, si edhe urimet për shërim sa më të shpejtë të të gjithë të lënduarve”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit. Sakaq Presidenca bën të ditur se presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor i telefonoi sot Presidentit lir Meta për t’i shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit shqiptar për pasojat tragjike që shkaktoi tërmeti në Shqipëri. Presidenti Pahor i shprehu Presidentit Meta solidaritetin me popullin shqiptar, si dhe gatishmërinë për të ofruar çdo ndihmë që do të kërkohet nga autoritetet shqiptare.
Kreu i Komisionit Euriopian, Jean-Claude Juncker i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit Meta dhe kryeministrit Rama “Me hidhërim mësova për tërmetin shkatërrimtar në Shqipëri, i dyti brenda dy muajve të fundit. Shpreh ngushëllimet e mia për viktimat, për familjet e tyre dhe të gjithë popullin shqiptar”, thuhet në mesazhin e Juncker.
Junker thotë se Komisioni Europian shpreh solidaritet me Shqipërinë në këto momente të vështira. “Keni mbështetjen tonë të plotë”, thekson Juncker.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.