Mendim

Pushimet e trazuara të Matteo Salvinin buzë Adriatikut

Gjatë muajit gusht, pothuajse të gjithë italianët braktisin qytetet për t’u arratisur buzë bregdetit dhe Matteo Salvini nuk përbën përjashtim.

Udhëheqësi i partisë së ekstremit të Djathtë, Lega Nord dhe njëkohësisht ministri i Brendshëm i Italisë është vërejtur duke marrë një pushim nga punët e qeverisë duke u arratisur në parajsën e tij të preferuar, Papeete Beach në rivierën veriore të Adriatikut.

Por këto duket se janë pushime të trazuara për zëvendëskryeministrin italian.

Në vend që të shijojë bregdetin, ai ka zhvilluar një tubim dhe disa konferenca shtypi për të sulmuar Brukselin dhe partnerët e tij të koalicionit, Lëvizjes Pesë Yjet, për të fyer reporterin i cili filmoi djalin e tij adoleshent duke hipur në një motor uji që i përkiste policisë dhe të sulmohej në një intervistë televizive nga komuniteti Rom pasi një grua që jetonte në një kamp tha se ai meritonte një plumb në kokë.

Që nga marrja e detyrës vitin e kaluar, Salvini nuk është shkëputur për asnjë moment të vetëm nga politika. Kritikët thonë se ai po kalon më shumë kohë në mitingje dhe në emisione televizive sesa në detyrë, por për ministrin duket se ia ka vlejtur barra qeranë. Lidhja po bën udhëheq sondazhet me 38 për qind të votave, dyfishi e rezultatit të zgjedhjeve të saj në vitin 2018.

Matteo Salvini nis pushimet, Gazeta Si, 6 gusht 2019

Pjesëmarrja në jetën politike ndërkohë që është pushime duket se ka qenë aq e suksesshme sa Salvini po planifikon ta përsërisë këtë strategji në jug të Italisë me shpresën për të konsoliduar bazën e tij të votuesve atje përpara zgjedhje të mundshme të parakohshme, pasi koalicioni me Pesë Yjet duket gjithnjë e më i brishtë.

Sapo parlamenti të fillojë zyrtarisht pushimet më vonë këtë javë, Salvini ka paralajmëruar se do të fillojë një turne veror nga Anzio, 60 kilometra në jug të Romës, për në Abruzzo, Puglia, Kalabria dhe Siçili.

Takimet politike gjatë pushimeve duket se i shërbejnë Salvinit që të përcjellë mesazhin se krahas retorikës së zjarrtë, ai është një figurë e dashur për shumë votuesve italianë.

"Unë kurrë nuk kam votuar për Lega Nord, por do të votoj herën tjetër. Salvini është i vetmi politikan që flet dhe vepron ashtu si ne, "tha Marco Codagnone, një 35-vjeçar që planifikon të marrë pjesë në tubimin e ministrit të brendshëm në qytetin e vogël të Fossacesias të enjten në mbrëmje.

Por edhe pse partia e tij po ecën mirë në sondazhet mbarëkombëtare, shumë nga italianët e Jugut dyshojnë në synimet e vërteta të partisë së ministrit të Brendshëm. Salvini po punon shumë për të rritur mbështetjen e tij në pjesët jugore të Italisë. Partia e tij, e u bë fillimisht e njohur duke sulmuar jugun e "korruptuar" të Italisë.

Matteo Salivni, Gazeta si 6 gusht 2019

"Herës tjetër që unë të votoj nuk do t'i harroj fyerjet e tij, as planet e tij të autonomisë rajonale," tha Domenico Biancone, një 68-vjeçar nga Kalabria.

Në ditët e saj të hershme, Lega Nord mori mbështetjen e qytetarëve falë premtimeve për t'i dhënë rajoneve veriore autonomi më të madhe në lidhje me shpenzimin e të ardhurave dhe marrjen e vendimeve për politikat që lidheshim me shëndetin dhe arsimin. Megjithatë, politikat që lidhen me autonomië kundërshtohen si nga Pesë Yjet ashtu edhe nga Kryeministri Giuseppe Conte, por mbi të gjitha nga votuesit e Jugu të Italisë që Salvini shpreson të mashtrojë.

"Në vend që të përqendrohemi në çështje të tilla si ndarja e madhe midis veriut dhe jugut, duhet të bisedojme me Presidenten e zgjedhur të Komisionit Europian Ursula von der Leyen për të siguruar një portofol të rëndësishëm për vendin, por mesa duket ministri i brendshëm ka preferuar të shkonte me pushime ", shkruan Piero De Luca, një ligjvënës i Partisë Demokratike të Italisë.

Matteo Salvini, Gazeta Si , 6 gusht 2019

Ai hyri në politikë si një separatist i krahut të majtë, për t’u shndërruar më pas në zëdhënësin kryesor të nacionalistëve italianë. Salvini u bashkua me Lega Nord duke kërkuar pavarësinë e disa rajoneve nga qeveria italiane. Ai argumentonte në atë kohë se Veriu po mbante përgjegjësi ekonomike për të gjithë Jugun e prapambetur të Italisë, duke i akuzuar banorët e këtij rajoni si të pistë dhe dembelë.

Ai e trashëgoi karakterin politik nga populisti më i madh i vendit, Silvio Berluskoni. Ish-kryeministri arriti majat duke ndërtuar nga fillimi një lëvizje të re politike dhe Salvini vendosi të bënte të njëjtën gjë. Në atë kohë, Italia udhëhiqej nga Matteo Renzi, një politikan që e paraqiste veten si “Obama” i Italisë. Pa dyshim që në Itali kishte mjaftueshëm vend për një anti-Renzi, për dikë që nuk e kalonte gjithë kohën duke udhëhequr seminare rreth globalizimit.

“Salvini është djali tipik i prindërve italianë, një njeri i thjeshtë, me të cilin mund të flasësh për ndonjë gjë- thotë biografi i tij, Matteo Puçiarelli- Ai jeton në një banesë të vogël, në një periferi të Milanos. Pëlqen futbollin, gratë e bukura, ushqimin e mirë dhe fotografitë në perëndimin e diellit. Ai është një mashkull tipik italian.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë