Menaxhim

“Puna nga shtëpia redukton mendimin kreativ”

Puna nga shtëpia rrezikon të reduktojë kreativitetin duke i privuar njerëzit nga eksperiencat e reja, ka thënë shefi i Bankës së Anglisë.

Andy Haldane është shprehur në një leksion që pandemia ka "riformatuar jetën e punës, kontributet tona ekonomike dhe mirëqenien", por është e paqartë nëse ky ndryshim është për mirë.

Por, Haldane mendon se me siguri të punuarit nga shtëpia ka reduktuar kapacitetin për mendim kreativ.

Diskutimet informale në punë ishin më frutdhënëse se takimet formale me videothirrje, shton ai.

"Nëse më pyesni nëse jam më i lumtur duke punuar nga shtëpia, në mënyrë të pafajshme do t’ju thoja që nuk e di, por nuk më mungon udhëtimi deri në punë" tha Haldane në një leksion dhënë on line gjatë samitit “Engaging Business”.

"Por ndjej se kam humbur marrëdhëniet e punës dhe stimujt e jashtëm – shansin për biseda sy më sy, për të dëgjuar njerëz të ndryshëm me eksperienca të ndryshme jetësore, ekspozimin ndaj ideve dhe eksperiencave të reja.

"Këto humbje do të rriten me kohën. Në një pikë, ato do të kompensojnë përfitimet e shmangies së Trenave Jugperëndimor."

Haldane tha se mungesa e kontaktiktit ballë përballë me kolegët dhe të tjerë që nënkuptojnë kapitalin shoqëror po humbet, teksa "mendimi kreativ" është dëmtuar rëndë.

"Këto janë kosto reale dhe kosto që pritet të rriten, në heshtje por në mënyrë të qëndrueshme, me kohën. Ato peshojnë në anën tjetër të librit kryesor kur bëhet fjalë për vlerësimin e çështjes për punën në shtëpi.

"Ato shkaktojnë dyshim në atë se si do të lëvizim për tu drejtuar në tokën e premtuar të produktivitetit dhe lumturisë më të madhe," tha ai.

Tuneli i errët

Haldane tha që kreativiteti është i rëndësishëm sepse ndihmon inovacionin, që në kthim furnizon rritjen ekonomike.

Ai tha se një mungesë përqendrimi dhe zhurme, ndihmon disa njerëz të punojnë mirë nga shtëpia, favorizon "cognitive tunnelling" – një gjendje mendore në të cilën truri fokusohet në një gjë duke përjashtuar çdo gjë tjetër.

Por, shtoi ai: "Puna nga shtëpia nënkupton  liria zëvendësohet nga programimi, bisedat ballë përballë nga Zoom-i. Kreativiteti I fituar në punën e zyrës apo të terrenit të “tunelit konjiti” është humbur në errësirën e vetë tunelit.

"Unë imagjinoj disa njerëz që kanë përdorur karantinën për të shkruar romane që ata kanë menduar se I aknë patur gjithmonë brenda. Unë dyshoj se shumë do të bëhen klasikë të ditëve moderne."

Ai beson gjithashtu se mbylljet dhe kufizimet janë katastrofë për ekonominë dhe  pengonin rimëkëmbjen.

"Ankthi kolektiv është aq ngjitës dhe mund të jetë po aq i dëmshëm për mirëqenien tonë, sa kjo sëmundje e tmerrshme."/Burimi: BBC/ Në shqip: Gazeta “Si”/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë