Keshilla

Psikologjia e ngjyrave, si ndikojnë ato në gjendjen tonë

Ngjyrat që ne veshim ose që pikturojmë muret e shtëpisë sonë mund të tregojnë shumë për veten, gjendjen shpirtërore dhe mënyrën se si ndihemi. Por nëse i përdorim ato siç duhet, ne mund të përdorim energjinë e tyre për t'u ndier më mirë dhe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore. Pjesërisht ne e bëjmë atë në mënyrë instiktive: ne e dimë se e kuqja është një ngjyrë që nuk është ideale për muret e dhomës së gjumit, ndërsa, kur ndihemi të trishtuar, ne e veshim atë për të na dhënë një lloj energjie.
Ja disa sugjerime nga Këtu janë disa sugjerime që duhet t’i keni parasysh.


Çfarë është psikologjia e ngjyrave - Siç nënkupton emri i saj, është një disiplinë që studion reagimin e sjelljes njerëzore në prani të ngjyrave dhe kombinimeve të tyre. Ashtu si kromoterapia, e cila propozon të përdorni ngjyrat si një sistem trajtimi në rast të disa çrregullimeve, është një pseudoshkencë, sepse praktikat e saj nuk janë konfirmuar në studimet klinike të kontrolluara. Sidoqoftë, ekzistojnë teori të shumta sipas të cilave ngjyrat ndikojnë në sjelljen dhe ndjenjën e njeriut, në veçanti disa procese njohëse sidomos te fëmijët. Shumë popuj të lashtë u kanë kushtuar rëndësi të madhe ngjyrave dhe ndikimit të tyre në jetën e përditshme, duke përmirësuar disa aspekte të saj.


Karakteristikat e ngjyrave:


E kuqja - Është ngjyra e dashurisë, zjarrit dhe pasionit. Ajo përfaqëson nxehtësinë dhe energjinë, por edhe emocionet e dhunshme dhe destruktive.

E kuqja, ngjyra e zjarrit dhe pasionit

E verdha - Ka të bëjë me anën e majtë të trurit, të lidhur me logjikën dhe aftësitë intelektuale. Prandaj favorizon vëmendjen dhe përqendrimin dhe shoqërohet me lumturi, mençuri dhe imagjinatë.

E verdha, e përshtatshme për ambientet e shtëpisë

Portokalli - Rrjedh nga bashkimi i ngjyrës së kuqe me të verdhë, prandaj dobëson efektet ekstreme të së kuqes. Sjell entuziazëm, gëzim, optimizëm dhe ndjenja pozitive.

Ngjyra portokalli, më pak e dhunshme dhe më pozitive se e kuqja

Jeshilja - Është ngjyra e natyrës: simbolizon harmoninë, rilindjen, ekuilibrin dhe shpresën. Ndihmon për të përhapur qetësi.

Jeshilja, ngjyra e natyrës që sjell relaks në shtëpi

Blu - Është ngjyra e detit dhe e qiellit: përçon një ndjenjë freskie dhe pushimi, duke zbutur ankthin.

Ngjyra e detit që jep idenë e freskisë

E bardha - Është një simbol i pastërtisë dhe pafajësisë; është e freskët, e ndritshme, sjell energji dhe fuqi.
E zeza - Është shuma e të gjitha ngjyrave, është drita që akoma nuk është manifestuar dhe është një simbol i misterit dhe asaj që është e pashpjegueshme.
Si t’i përdorim ngjyrat - Për të shfrytëzuar energjinë e ngjyrave që mund t'i veshim ato, t'i hamë me anë të ushqimeve të caktuara ose të zhytemi në to, për shembull duke pikturuar muret e një dhome në shtëpinë tonë me një nuancë të caktuar, duhet pak kujdes. Nëse efekti përfundimtar nuk është ai që prisnim, mund të jetë sfiduese për të bërë ndryshime. Është mirë që ngjyrat të zgjidhen me kujdes, duke pasur parasysh se ngjyrat shumë të ndritshme dhe intensive nuk janë më të mirat për dhomat ku duhet të pushoni, në të cilat preferohen ngjyrat që ndihmojnë në relaksim dhe pushim. Ne mund të lejojmë më shumë liri në tryezë ose në veshje: në veçanti, ushqimet zbulojnë praninë e ushqyesve të ndryshëm përmes ngjyrës: në këtë rast nutricionistët sugjerojnë që pemët dhe perimet duhet të alternohen në ngjyra për të siguruar një furnizim të plotë dhe të ekuilibruar të gjithçkaje që kërkon trupi ynë.

Shumëllojshmëria e ngjyrave në tryezë

Për ‘look’-un - Edhe marketingu studion me kujdes ngjyrat më të përshtatshme për krijimin e logove të një marke, në mënyrë që të transmetojë informacione mbi identitetin e kompanisë së përfaqësuar që në shikim të parë. Ngjyrat kanë një rëndësi të veçantë edhe në ‘look’-un tonë. Kate Middleton është një ndër ata që i kushtojnë një rëndësi të veçantë kësaj lidhjeje mes ngjyrave. ‘Look’-u i saj është gjithmonë perfekt në situata të ndryshme. Në veçanti nuancat e ndryshme të ngjyrës blu, që princesha pëlqen të vishen, sugjerojnë besueshmëri dhe një elegancë simpatike, por edhe siguri. Ndërkohë nëse duam të mbulohemi nga misteri, duhet të zgjedhim të zezën. Por kini kujdes: veshja vetëm e kësaj ngjyre pa ngjyrë mund të nënkuptojë që ne po i mbytim dëshirat tona më intime. Ndërkohë nëse duam të shprehim energji dhe humor të mirë, ngjyra e përsosur është portokalli. E kuqja gjithashtu ka këtë efekt, por mund të interpretohet si një shenjë agresioni: përziejeni më mirë me të zezë, ose përdorni atë në një detaj ose në një aksesor. Një pamje gri totale mund të jetë shumë serioze dhe pak depresionuese, edhe nëse moda e propozon atë si një ikonë të elegancës pa kohë: atëherë ne mund ta kombinojmë atë me ngjyrën rozë, një simbol i afeksionit ose blu, që ngjall thjeshtësi dhe optimizëm. Po ngjyra kafe? Është thjesht ngjyra që duhet të zgjedhim kur ndihemi pozitiv, të fortë dhe të besueshëm. Me pak fjalë është një ngjyrë e rëndësishme dhe pak e vështirë, e cila kërkon një vetëvlerësim të fortë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë