Trend

Pse vajzat po fiksohen tek të pasmet

Gjithnjë e më shumë klasat e palestrës po përqendrohen në tonifikimin e të pasmeve. Ndërsa në Los Angelos është hapur një palestër ku ka kurse trajnimi vetëm për të pasmet, jo për pjesët e tjera të trupit.

Pse kjo pjesë është bërë kaq e rëndësishme.

Ky trend ka pushtuar edhe palestrat në Mbretërinë e Bashkuar, ku sipas instruktorëve të palestrave njerëzit që shkojnë aty kërkojnë të tonifikojnë veçanërisht këtë pjesë të trupit.

Po çfarë ka ndikuar në kulturën e stërvitjes, sipas instruktorëve të ndryshëm,motrat Kardashian/Jenner kanë një ndikim të madh në këtë pjesë. “Shpeshherë gratë dhe vajzat vijnë në palestër dhe kërkojnë të tonifikojnë të pasmet dhe të duken veçanërisht si Kim Kardashian”, thotë instruktorja e palestrës "BadAss".

Tonifikimi i të pasmeve ka marrë më shumë rendësi se stërvitja në pjesën e barkut. Duket se ajo pjesë i bën femrat të ndjehen më krenare. Instagram gjithashtu ka një ndikim të madh në këtë pjesë, shpesh herë vajzat e reja inspirohen pikërisht nga fotot që shohin në rrjetet sociale për bonifikimin e kësaj pjese të trupit. Këtë e tregojnë milion followers të bëra në profilin e dy vajzave Tammy Hembrow dhe Katya Elise Henry, të cilat postojnë vazhdimisht foto më në fokus pjesët më të tonifikuara të trupit.

Trajnerët e palestrave thonë se shpesh herë vajzat kur shkojnë të regjistrohen në palestër ata sjellin me vete edhe ndonjë foto të yjeve të instagramit, ku kërkojnë forma pikërisht si të tyre. Disa ekspertë të palestrës thonë se ky trend nuk është vetëm për estetikë, por nxit edhe njerëzit që janë dembel në pjesën e palestrës.   

Jim Pate, fizioterapist në Qendrën për Shëndetin dhe Performancën Njerëzore në Londër, thotë se stërvitja dhe fokusimi tek të pasmet është diçka pozitive. “Njerëzit punojnë për diçka që duan të ndryshojnë, kjo tregon se ata nuk janë dembelë, dhe kjo është një gjë mjaft pozitive”, thotë ai. Ndërsa shton më tej, se kur bëhen ushtrime vetëm për të tonifikuar fundin e shpinës, detyrimisht ndryshime pësojnë edhe pjesët e tjera të trupit, veçanërisht pjesa e barkut.

Pate thotë se njerëzit për këtë pjesë mund të punojnë edhe vetë, pa qenë nevoja të shkojnë me patjetër në një palestër. Ka një sërë ushtrimesh që mund të realizohen edhe në shtëpi, dhe që kanë një ndikim shumë pozitiv.

Gjithashtu ai thotë se çdo aktivitet sportiv ka ndikim vetëm pozitiv në format në pjesët e ndryshme të trupit. “Nuk është e nevojshme të shkoni me patjetër në palestër, mund të bëni ushtrime të thjeshta në shtëpi, gjithashtu të bëni vrap në natyre, kjo e fundit ju bën mirë për shëndetin e trupit dhe të mendjes”, thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë