Komunitet

Ushqimi Mesdhetar ju shpëton shëndetin

Dieta mesdhetare përfshin zakonet tradicionale të jetesës së njerëzve nga vendet që kufizojnë Detin Mesdhe, si Italia, Franca, Greqia dhe Spanja. Një pjesë e madhe e dietave mesdhetare bazohet kryesisht në perime, fruta, arra, fasule, drithëra, vaj ulliri dhe peshk.

Dieta mesdhetare nënkupton shëndet të mirë,

Një studim i vitit 2013 zbuloi se njerëzit që ndjekin një dietë mesdhetare kishin një rrezik 30% më të ulët të sëmundjeve të zemrës.Dieta mesdhetare ka disa rregulla;

-U thonë JO brumrave

Konsumoni peshk

Sa më shumë fruta dhe perime

-Më pak mish

-Përdorni vajrat bimore dhe vegjetale, të tilla si vaji i ullirit

Dieta mesdhetare kërkon disa rregulla strikte.

Eksperti i ushqimeve Eatwell tregon se sa duhet të hani nga çdo grup ushqimor.

Kjo përfshin gjithçka që ju hani gjatë gjithë ditës.

Duhet të hani të paktën pesë frutë të ndryshme në ditë.

Gjithashtu në një masë më të vogël , por nuk duhen lënë anash edhe produktet  si mishi, peshku, vezët, fasulet dhe të tjera.

Është e rëndësishme përfshirja qumështit dhe produkteve të qumështit, si djathi dhe kosi. Kanë burime të mëdha të kalciumit.

Mundohuni të konsumoni sa më rrallë ëmbëlsirat .

Është e domosdoshme të keni një ekuilibër të caktuar sa i përket sheqerit, por nuk është e thënë ketë rregull ta ndiqni në çdo vakt.

Si e lufton dieta mesdhetare kancerin e prostatës?

Studimet e fundit kanë zbuluar se një dietë që përfshin fara, arra, avokado mund të ulë vdekshmërine tek njerëzit me kancer të prostatës.

Studiuesit thonë se shkalla e vdekshmërisë është ulur në 30 %  tek 2.5 milion njerëz të prekur nga kanceri i porstatës në Amerikë, pasi ndoqën dietën mesdhetare.

"Konsumi i vajrave të shëndetshme dhe arrave zvogëlon insulinën dhe inflamacionin, që mund të pengojë progresin e kancerit të prostatës".

 Erin L. Richman, ScD, një studiues në Departamentin e Epidemiologjisë dhe Biostatistikës të UCSF, thotë se nje lugë gjelle vaj ulliri në ditë lufton kancerin e prostatës.

 Hulumtuesit gjithashtu veçojnë edhe një tjetër produkt i cili lufton kancerin e prostatës.  Një gusht arra në ditë ulë vdekshmërinë nga kanceri i prostatës nga 18 % në 11 %.

Richman thotë se këshillojnë njerëzit të ndjekin një dietë të rregullt, të kombinuar më produkte e përmendura më sipër.

Çfarë vaji rekomandon Richman

Edhe pse ka një sërë vajrash  ulliri në treg. Ai këshillon një vaj ulliri ekstra të virgjër me cilësi të lartë. Arsyeja për këtë është sepse vaji i ullirit ekstra i virgjër është bërë nga ullinj të pastër dhe të ftohtë.

Përveç kësaj, vaj ulliri ekstra-virgjër është me cilësinë më të lartë që mund të blini.

Ekzistojnë standarde shumë specifike që një vaj duhet të plotësojë, në mënyrë që të marrë një etiketë 'ekstra-virgjër'. Për shkak të mënyrës së prodhimit të vajit të ullirit ekstra-virgjëror, ajo mban një shije më të vërtetë të ullirit.

Gjithashtu ka një nivel më të ulët të acidit oleik se varietetet e tjera. Përmban më shumë vitamina dhe minerale natyrore që gjenden në ullinj.

Lista e vajrave që rekomandojnë dietologët

Seggiano, Lunaio, Olive Extra Virgin, Olive Italian. Këto vajra i gjeni në tregjet e produkteve ushqimore.

.

Ndërsa vajrat si Bragg, Extra Organike, Extra Virgin Olive Oil, Sierra Organic, Apollo Olive Oil. Janë të disponueshme në internet.

 Cila është piramida e dietës mesdhetare?

 Ushqimi që qëndron në majën e piramidës në dietën mesdhetare është arra.

Një regjim ushqimor i larmishëm dhe i pasur nga arrat mund të parandalojë një sërë sëmundjesh.

Arrat janë të afta të frenojnë shumë komplikacione shëndetësore siç janë sëmundjet kardiovaskulare. 

Arra (arra drusore dhe kikirikë) janë ushqime të pasura me komponime bioaktive.

Perimet , proteina e perimeve ofron një numër të konsideruar të përfitimeve shëndetësore të miratuara nga mjekët,ul presionin e gjakut,  forcon zemrën dhe ul rrezikun e kancerit

Fibrat gjithashtu ndihmojnë  në ruajtjen e shëndetit të zorrëve, normalizimin e lëvizjeve të zorrëve, uljen e niveleve të kolesterolit, duke ndihmuar në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak, gjithashtu ndihmojnë në arritjen e peshës së shëndetshme dhe disa studime kanë thënë se fibra ndihmon në parandalimin i kancerit kolorektal , gjithsesi kërkohet hulumtime të mëtejshme për të vërtetuar këto gjetje.

Mineralet gjithashtu kanë një listë të pafundme përfitimesh për trupin e njeriut. Shumë minerale në mënyrë efektive ndihmojnë në metabolizmin e trupit, rregullojnë balancën e ujit dhe shëndetin e kockave.

-Tocopherols është një antioksidant dhe një formë e Vitamina E zakonisht  merret nga vajrat bimore.

Phytosterols- janë komponimet e gjetura në bimë që i ngjajnë kolesterolit. Përfitimi më i njohur dhe shkencërisht i provuar i fitosteroleve, është aftësia e tyre për të ulur kolesterolin. Nivelet më të ulëta të kolesterolit mund të çojnë në uljen e rreziqeve për sëmundjet e zemrës, goditjet dhe sulmet në zemër.

Ata gjithashtu përbëhen nga nivele të larta antioksidante, të cilat disa studiues besojnë se janë një mënyrë që ata mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër zhvillimit të kancerit.

Fenoli- është një përbërës toksik. Megjithatë, një shumëllojshmëri përbërjesh organike përmbajnë të njëjtin grup kimik dhe karakteristika strukturore që dallojnë fenolin, dhe shumë prej këtyre komponimeve të tjera ofrojnë përfitime të shumta për shëndetin tuaj.

Si e lufton vaji i ullirit Kancerin e  prostatës?

David Foster, një bashkëautor studimi dhe profesor i shkencave biologjike në Kolegjin Hunter ka kryer studime që kanë gjetur oleocanthal, një përbërje e gjetur përgjithësisht tek vaj ulliri ekstra i virgjër, është provuar si shkatërrues i qelizave të kanceri.

Pse bishtajoret janë të dobishme?

Së pari, le të theksojmë  se çfarë janë bishtajoret? Familja e bishtajores përbëhet nga bimë që prodhojnë një kuti me fara brenda.

Bishtajoret e ngrënshme zakonisht përfshijnë thjerrëzat, bizelet,, fasulet, soje dhe kikirikë.

Bishtajore dhe Ushqimi Mesdhetar

Bishtajoret janë plot me proteina dhe fibra, por shumica e kalorive të tyre vijnë nga karbohidratet. Është e lehtë t'i bëni ato pjesë të vaktit tuaj në vend të makaronave, orizit ose patateve.

Një studim i kryer së fundi tregon se konsumimi i bishtajoreve katër herë ose më shumë në javë reduktonin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 22%. Njëzet e dy për qind! Kjo është e madhe!

Gjithashtu thuhet se sojet  dhe produktet e sojeve nuk parandalojnë vetëm sëmundjet e zemrës, por edhe kancerin. Ka pasur polemika nëse soja mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit tek gratë, por hulumtimet e fundit tregojnë se kjo nuk është kështu.

Madje është vërtetuar e kundërta.

Më shumë sojë në dietën tuaj ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit. Kjo është e vërtetë edhe për sëmundjet e tjera të kancerit

Një studim hulumtues tregoi se njerëzit që hanë më shumë fasule kishin 65% më pak polipsa zorrash dhe 50% më pak kancer të zorrës së trashë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë