Mendim

Pse u dorëzua Vuçiç: Serbia në zgjedhje të parakohshme

Ndryshe nga Shqipëria dhe Mali i Zi, Serbia duket se do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi presidenti serb ka vendosur t’u dorëzohet presionit të protestuesve.

Pas takimit me kryesinë e partisë së tij, kreu serb deklaroi zgjedhjet do të mbahen në qershor ose në janar të vitit 2020, por protestuesit po kërkojnë afrimin e datës së zgjedhjeve.

Vuçiç tha se vendimi përfundimtar nuk do të merrej sot për nesër, por ekspertët parashikojnë që presidenti të mos i shpallë para fundit të vitit.
Qytetarët serbë kanë protestuar për katër muaj, duke i kërkuar qeverisë të sigurojë liri mediatike, të luftojë korrupsionin dhe trajtojë çështje si papunësia, varfëria dhe ikja e trurit.

Protestuesit, të cilët janë mbledhur në rreth 100 qytete, janë kryesisht qytetarë të klasës së mesme. Gjysma e tyre besojnë se asnjë parti apo individ nuk përfaqëson pikëpamjet dhe interesat e tyre.

Shumica e protestuesve janë të rinj dhe gati 80% ose kanë një diplomë universitare ose po studiojnë për të marrë një. Vlerësimet e numrit të protestuesve, të cilat ndryshojnë arrijnë në dhjetëra mijëra në qytetet më të mëdha.

Organizatorët dhe partitë e opozitës kanë kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e presidentit Vuçicv dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por deklarata e presidentit serb për mbajten e zgjedhjeve të parakohshme në qershor ose janar nuk ka qetësuar protestuesit. Aleanca partive opozitare ka njoftuar se do të zhvillojë një protestë të madhe në Beograd më 13 prill, duke i bërë presion të qeverisë të vendosë sa më parë datën e zgjedhjee.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç vazhdon të refuzojë të takohet me opozitën. Ai është ende duke mbajtur një tur nëpër qytetet të ndryshme të Sebisë, gjatë të cilit po bisedon me qytetarë dhe përfaqësues të administratës lokale, institucioneve dhe kompanive.

Vuçiç ka njoftuar gjithashtu një tubim të madh në Beograd, të cilin ai pretendon se do të jetë më i madhi në historinë e Serbisë. Tubimi do të organizohet nga partia e tij më 19 prill.

Por ekpertët janë mjaft skeptikë, duke theksuar se miratimi publik për Vuçiçin ka rënë ndjeshëm përgjatë muajve të fundit. Duke prezantuar rezultatet e një studimi të realizuar së fundmi, profesoresha Jelena Pešić tha se protestat në Serbi ishin pjesë e një vale të ngjashme, e cila kishte filluar në Rumani, Hungari dhe Francë, dhe tani është përhapur në Shqipëri, Serbi dhe Malin e Zi.

Sipas saj, arsyeja protestave në Tiranë, Beograd dhe Mal të Zi janë efektet e krizës ekonomike globale dhe rritja e politikave neo-liberale, si dhe rënia e besimit tek institucionet tradicionale politike.

“Kjo është epoka e shoqërisë postdemokratike, kemi institucione demokratike, por pa përmbajtje demokratike”, tha ajo.

Sipas të dhënave, motivet kryesore të protestuesve janë mediat e lira (për 21% të të anketuarve), korrupsioni institucional (19%) dhe varfëria (20%).

Dhuna ndaj kundërshtarëve politikë ka rënë në vendin e katërt në listën e prioriteteve (12%), edhe pse kjo ishte arsyeja fillestare për shpërthimin e tyre.

 

Më Shumë