Njerez

Pse të rinjtë amerikanë janë të fiksuar pas punës

Brezat e ardhshëm janë një fuqi e madhe punëtore. Ata janë të zellshëm, të matur dhe të etur për para. Gjithashtu, janë të ndërgjegjshëm se duhet të punojnë shumë që të kenë një të ardhme të ndritur. Më shumë se çdo gjeneratë e regjistruar, gjenerata Z dëshiron siguri financiare.

Sean McKeon ishte 11 vjeç kur kriza financiare e vitit 2008 krijoi ankth në familjen e tij që  ndodhej në Hudson të Ohajos. Në atë kohë ai si babai i tij do të kthehej në shtëpi, pas sekuestrimit të bankës ku i ati punonte.  Një mësues në shkollë e pyeti, nëse kaloi Krishtlindjet me prindërit e tij dhe ai i tha se nuk kishin mundësi të festonin pasi paratë e tyre nuk ishin të mjaftueshme.  Ishte një kohe e zymtë që krijoi një mjedis shumë të keq për të gjithë punonjësit.

“Unë kisha nevojë të punoja shumë për të mbajtur familjen, edhe duhet të vendosja të filloja një shkollë në mënyrë që të kisha një karrierë që do më shërbente në të ardhmen,” thotë 21-vjecari McKeon.

Sean McKean

Ai paraqiti punimet e tij në një firmë të madhe të kontabiliteti që quhet “Big Four” në moshën 15 vjeçare dhe  mbas diplomimit në universitetin e Maiamit në Oksford gjatë vitit të ardhshëm do të shkojë në EY në Clevelannd, për t’u bërë drejtor i punojësve të rinj.

Rreth 17 milionë anëtarë të “Gjeneratës Z” tani janë rritur dhe kanë  filluar të jenë fuqia me e madhe  punëtore amerikane, punëdhënësit nuk kanë parë një brez kaq punëdashës që nga periudha e Depresionit të  Madh.  Ata erdhën në moshë të re kur ishin të “mbërthyer” krizës financiare, lufta, kërcënimet terroriste dhe të shtënat në shkollë  të cilat i dëgjojmë çdo kohë në rrjetet sociale. Rezultati i përgjithshëm është se po përballemi me  një brez të ri i cili është i  kujdesshëm, i ngurtësuar nga trazirat ekonomike dhe social.

Gjenerata Z përfshin rreth 67 milion të rinjsh, duke përfshirë edhe ata që kanë lindur përafërsisht në vitin  1997.  Sipas sondazheve në Amerikë, anëtarët e kësaj gjenerate janë më të etur për t’u pasuruar  sesa tre brezat e fundit, por janë më pak të interesuar të zotërojnë bizneset e tyre. Ndërkohë që   shumë adoleshentë po  ecin me ritme të shpeshta ndaj rreziqeve si marrëdhëniet seksuale të pakontrolluara, abuzimi me alkoolin dhe marrja e patentave të shoferit. Tani janë ata që paguajnë detyrimet e shkollës duke punuar, pasi kanë parë se gjeneratat e përparshme nuk kanë bërë asgjë për të përfituar një karrierë, që në të ardhmen mos të shqetësohen nga kriza ekonomike që vuajmë këto kohë.

Studimet e hershme sugjerojnë se punëtorët e Gjeneratës Z janë më konkurrues dhe pragmatike, por edhe më të shqetësuar dhe të rezervuar sesa gjeneratat e mëparshme. Kjo gjeneratë është brezi më i larmishëm në të gjithë historinë amerikane..

Linkedln Corp dhe Intuit Inc kanë lehtësuar marrjen e diplomave të universitetit që disa punonjës duhet t’i merrnin më përpara por, ata ishin shumë të zënë me punë dhe nuk mund të mësonin njëkohësisht. Në ngjarjet e rekrutimit të punonjësve kompania “EK” është duke mbledhur një tabletë kompjuteri sepse konkurrenca për punësim është intensive. Kompanitë janë duke ri përpiluar trajnime në mënyrë që të përsërisin video që u bëjnë thirrje punëtorëve të gjeneratës Z  të mësohen me të gjitha etapat në jetë.

“Ata mësojnë informacione të reja shumë më shpejt se paraardhësit e tyre,” thotë Ray Blanchete drejtor i lartë i kompanisë “Ruby Tesday” i cili prezantoi një video trajnuese për gjeneratën e re, për të reduktuar orët e punës dhe të jenë më të sigurt në atë që i ofrojnë kompanisë. Rinia është e zhytur në teknologji dhe  nuk është e natyrshme ose e rehatshme që ata të punojnë kaq shumë,” tha ai.

Statistikat tregojnë se në mes të viteve 1928 dhe 1945, kishte  një grumbull të arsimuarish që mbartin plagët ekonomike të “Depresionit të Madh” dhe “Luftës së Dytë Botërore” në moshë madhore, ndërsa korrnin shpërblime e një ekonomie që u rrit gjate viteve 1950 dhe 1960. Gjenerata Z është vendosur  të mbajë vendin e punës  në vendin e punës në një kohë të përshtatshme kur norma e papunësisë është rreth 4% në vend.

“Gjenerata Z tregon se nëse fëmijët e viteve 1930  do të kishin menduar, mësuar komunikuar dhe të kishin një tabletë në dorë si kanë fëmijët në ditët e sotme, ndoshta edhe atë herë do të kishin një ambient të ngjashëm si Gjenerata Z,” thotë Bruce Tulgan, një konsulent menaxhimi në kompaninë “Rainmaker Thinking”.

 Qëndrimet e gjeneratës Z rreth punës pasqyrojnë një dëshirë të madhe për siguri financiare. Sipas universitetit të Kalifornisë, statistikat tregojnë se numri i nxënësit që kanë prioritet të bëhen  të arrirë në karrierën e tyre është rritur, që në momentin kur  anëtarët e gjeneratës Z filluan të shpërndanin ideologjinë e tyre nëpër kolegje.

Sipas studimit vjetor të universitetit të Miciganit, gjenerata Z  është e interesuar që puna të jetë pjesë qendrore e jetës së tyre dhe janë më të gatshme të punojnë jashtë orarit të punës.

Ata kanë një etikë të fortë në punë,” thotë Jean Twenge, një pedagoge psikologjie në universitetin e Sa Diegos dhe autore e librit “Gjenerata”.

“Ata janë vërtetë të frikësuar se nuk do të bëjnë një punë të mirë dhe do të kalojnënjë krizë ekonomike,” shton ajo.

Lana Demelo, një 20-vjeçare nga Kalifornia tregon se kur pa motrën e saj të madhe që merrte borxh në mënyrë që ajo të vazhdonte universitetin vendosi që nuk do të ndodhte e njëjta gjë edhe me të.

Lana Demelo

” E pashë atë të ndjente një presion të madh gjatë gjithë kohës dhe vendosa që unë nuk duhet të  ndjeja të njëjtën gjë,” tha Demelo. Ajo tregoi se gjatë adoleshencës u regjistrua në “Year Up”, një program trajnimi për punë që  paguan studentët  që punojnë me kohë të pjesshme. Duke vlerësuar punën e saj kompania e ngriti në detyrë dhe e bëri koordinatore të  projektit në LinkedIn dhe ndoqi me kohë të pjesshme universitetin.

Gjenerata Z është cilësuar më e matur se të rriturit. Të dhënat nga sondazhi Michigan dhe statistikat federale tregojnë se ata kishin më pak gjasa të provonin alkoolin, të  jenë të fiksuar për të marrë patentën apo dalin rregullisht nëpër lokale nate.  

Anëtarët e gjeneratës Z dëshirojnë menaxherët e tyre t’i ndihmojnë gjatë  trajtimit të situatave të sikletshme si konfliktet me bashkëpunëtorët ose vështirësi të tjera, thotë Tulgan.

Ai këshillon anëtarët e gjeneratës  të krijojnë ekipe të vogla pune, kështu që menaxherët do të kenë kohë që të këshillojnë secilin prej tyre.

Kjo është një arsye që Këshilli Evropian tre vjet më parë filloi një program të quajtur fillimisht “Jeni OK?” e cila tani quhet “Ne Kujdesemi”, një program gjithë përfshirës të shëndetit mendor të  rinjve që punojnë pa pushime.

Stewart, pedagog në universitetin e arteve , thotë se nuk ishte i vetëdijshëm për asnjë nga punonjësit e “Depresionit të Madh” pesëmbëdhjetë  vjet më parë, por  tani do të merret me punëtorët që luftojnë për të anashkaluar problemet e shëndetit mendor.

Pjesa më e madhe e problemeve të gjeneratës Z  krijohet përmes mesazheve tekstuale dhe ndryshimit të platformës të rrjeteve sociale. Kjo gjë ka gërryer ndërveprimet natyrore dhe ka ndikuar që të rinjtë të jenë kaq shumë të fiksuar për sigurinë e punës së tyre.

McKeon tha se po sheh një të ardhme të artë porsa i përket vullnetit që kanë të rinjtë për punë. Ai e mori shkollën me seriozitet sepse e dinte se bota është shumë konkurruese. “Me çdo vështirësi që njerëzit durojnë në jetë, ata ose  do të bëhen më të fortë ose do  paralizohen,” thotë z. McKeon. “Këto vështirësi kanë ofruar një mundësi të madhe për ne që të bëhemi më të fortë,” shton ai./The Washington Post/

 

Më Shumë