Ne rrjet

Pse shfaqet Trump kur kërkon në Google fjalën “idiot”?

Qarkullon një fjalë e urtë popullore: “shkoi për të vënë vetullat e nxorri sytë”. Me këtë fjali mund të përshkruhet shkurtimisht përpjekje e pazakontë e Kongresit amerikan për t’i kërkuar llogari Google se përse në seksionin e imazheve të tij shfaqej Presidenti Donald Trump në momentin që në motorin e kërkimit vendosje fjalën ‘Idiot’.

“Tani nëse kërkoj me fjalën idiot tek Google Images, në njërin prej imazheve më shfaqet fotografia e Donald Trump. Dua të di si funksionon motori i kërkimit”, iu drejtua kongresistja Zoe Lofgren drejtorit ekzekutiv të Google, Sundar Pichai.

https://www.facebook.com/Newsweek/videos/308606786653284/

Ky i fundit i sqaroi se motori i kërkimit bazohej në disa kritere dhe mes tyre ishte edhe ai se ccfarë nënkuptonin më së shumti përdoruesit e tij me fjalën “Idiot”.

Me shpresën se sqarimi i Google do të shkëpuste lidhjen mes Donald Trump dhe fjalës “idiot” në motorin e kërkimit, seanca dëgjimore e Sundar Pichait u mbyll. Por, efekti që prodhoi ishte krejtësisht i kundërt. Nëse sot kërkon në Google Images me fjalën idiot, pjesa më e madhe e fotove që dalin automatikisht në krye janë të Presidentit amerikan dhe e gjitha kjo falë lajmit që qarkulloi pas kësaj seance.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë