Biznes

Pse shëndeti është çelësi i suksesit në biznes

Ji i ndershëm: A punon me të gjithë kapacitetin? Shiko Rockin. Sigurisht ai është një aktor i fort dhe karizmatik, por si ia del ai të fluturojë nga një shesh xhirimi në një tjetër nëpër botë pa patur një moment pushim? Sepse ai është në një formë të shkëlqyer. Ai është i fiskuar pas shëndetit të tij.

Të njëjtën gjë duhet të bësh edhe ti si sipërmarrës. Trajtoje mirë trupin tënd –ha në mënyrë të rregullt, sfido trupin, fli mjaftueshëm –dhe do të falënderosh veten për energjinë që do të përfitosh, fokusin më të madh, dhe një nivel disipline të lartë të fshehur. Do të arrish nivele të larta produktiviteti.

Fli mirë, në mënyrë që të jesh lideri i kthjellët i biznesit tënd.
"Alarmi është gjëja e vetme më e keqe e shpikur ndonjëherë në lidhje me
gjumin."

Kjo është ajo që ka thënë eksperti i gjumit Michael Breus, dhe për dreq është e vërtetë. Teoria e tij ka të bëjë me gjumin ekstra të cilin e përfitojmë nga shtypja e butonit të alarmit që në të vërtetë është "gjumë i lehtë, i fragmentuar", por që na bën të ndihemi të lodhur, jo të rifreskuar siç mund të pretendojmë.

Ky gjum i keq shkatërron pjesën e mbetur të ditës. Si sipërmarrës, në jemi përballë vendimmarrjeve të ndryshme gjatë gjithë ditës. Sulmi ndalon dhe nis me ne. A mendon se dikush mund të nisë e të përfundojë ditën me një ritëm të lartë që kërkon tepër energji kur është i turbullt?

Gjumi është kritik nëse ti kërkon të drejtosh biznesin tënd në mënyrë efektive. Ke nevojë për mendje të qartë për të negociuar marrëveshje të vështira që kanë të bëjnë me paratë, të komunikosh në mënyrë efektive me ekipin dhe të frymëzosh të tjerët përmes përmbajtjes që prodhon për mediat sociale. Ti i detyrohesh vetes, klientëve dhe ekipit me të cilin punon për ët qenë i kthjellët dhe vigjilent.

Të shtypësh butonin e alarmit dhe ta injorosh atë shkakton diçka në aspektin psikologjik. Kur e shtyp atë buton, në subkoshiencë i thua vetes se pesë minuta më shumë i një gjumi me cilësi të ulët është më i rëndësishëm se sa të përmbushësh misionin e jetës.

Nuk di të flas për ju, por unë nuk mund të pushoj duke e ditur që ka shumë sipërmarrës që me shpirt ndër dhëmbë përpiqen për biznesin e tyre dhe kanë nevojhë për mua. Ti gjithashtu duhet të mendosh për veten dhe atyre që u detyrohesh. Strukturo mbrëmjen tënde në mënyrë që të flesh mirë dhe pandërprerje. Më pas, strukturo mëngjesin që kur të ngrihesh prej krevatit, ta bësh ,me qetësi duke përmbushur të gjitha gjërat e planifikuara.

Të flesh mirë është një mnëyrë për të patur avantazh ndaj konkurrencës.
Puno për të ndërtuar fleksibilitetin emocional.
Ti thua më pëlqen të shkoj në palestër, duke u përhumbur mes ushtrimeve të vështira dhe djersitur si i çmendur? Jo, nuk më pëlqen –Unë e dua. Pse? Më lër ti kthehem këtij diskutimi pas pak …

Më e mira jote del kur shpina qëndron përkundruall murit. Të gjitëh sipërmarrësit kalojnë kohë të këqija –ata janë me drita emergjence për muaj të tërë, ose mund të kenë incidente domethënëse të tilla si largim të pjesëtarëve të ekipit në momente delikate kur iu duhen më shumë.

Duke punuar mësoni se si të përballeni me vështirësitë. Për shembull, kur shkon në palestër, humb kile. Ndërsa dobësoheni, muskujt rriten dhe ju bëheni më të fort. Nëse doni që muskujt tuaj të rriten më shumë, duhen sfida.

Ha shëndetshëm.
Në dakordohemi të gjithë që të hash shëndetshëm, ka përfitime: Jeton më gjatë,ke më shumë energji dhe mendon më qartë. Një siëprmarrës që ha shëndetshëm do të ëprfitojë nga këto avantazhe, por ata përfitojnë diçka më shumë: Ata do të përfitojnë një rutinë sistematike në jetën e tyre.

Le të mednojmë sikur një sipërmarrës ha në mënyrë jo të shëndetshme dhe nuk funskionon. Nëse do ti hidhni një sy të vëmendshëm jetës së tij , do të hedh bast që i mungon disiplina në mënyrën se si ka menaxhuar veprimtaritë e ditës, ose se si ai investon të ardhurat në biznesin e tij.    

Rutina hap derën për të marrë në kontroll jetën tënde. Ndërsa kur ha shëndetshëm, edhe kur nuk dëshiron, ti nis e beind veten që një zakon i mirë mund të të shpjerë në ndryshime të mëdha pozitive në jetë. Shumë shpejt do të nisësh të zhvillosh zakone të mira edhe në fusha të tjera të jetës –po ashtu si në biznes.

Çdo natë, Tim Ferriss ndjek një rutinë me pesë hapa duke nisur me vendosjen e telefonit në "airplane mode" dhe duke bllokuar çdo zhurmë rreth tij. Më pëlqen të zgjohem herët, të marr një lëng me proteina dhe të luaj me qenin tim,dhe më pas të shpenzoj orët e hershme të mëngjeist duke punuar fort sepse më bën të marr më shumë para. Kur ushtron këtë nivel disipline, përfiton shumë: Fiton vetëbesim për ta shpënë biznesin përpara.

E thënë më thjeshtë: Fli, ushtrohu dhe ushqeu shëndetshëm nëse synon të shpiesh përpara me të vërtetë një biznes të suksesshëm. Shumë sipërmarrës janë të varuar nga puna dhe nuk flenë ose ankohen se janë shumë të zënë për të shkuar në palestër. Dhe në këtë mënyrë ata bëhen pre e një rutine të keqe. Bëje shëndetin një prioritet për të qenë i kthjellët në vendimmarrje, kalo nga një nivel çdo herë,dhe zbulo mënyra të reja për të bërë para duke shpërndarë impaktin dhe imazhin tënd.

E njëjta gjë mund të aplikohet në biznes. Një ish punonjës mund të vjedh prej disa punëtorë, ose produkti yt i ri mund të mos shitet mjaftueshëm për të mbuluar kostot. Nëse punon fort, do të mësosh ti konsiderosh këto mure si përfitime,sepse rezultojnë të jenë në më të shumtën e rasteve ndodhi që të rrisin dhe të mësojnë se si të zgjidhësh probleme akoma më të rënda. Befas nis të përgjigjesh me arsye,se sa të reagosh me emocione.

Bedros Keuilian

*Burimi: Entrepreneur


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë