Keshilla

Pse puna gjatë natës rrit mundësinë për t’u prekur nga kanceri

Prishja e ritmeve të gjumit, mund të ndikojë negativisht në sistemin imunitar, ta dobësojë atë dhe të "lehtësojë" shfaqjen e një tumori.

Provat e reja përmbahen në një studim të kryer nga studiuesit e “Washington State University Health Sciences Spokane”, që përfshin vullnetarë të cilët ofruan të simulojnë ndryshimet e turneve të ditës dhe natës.

Përfundimet nxorën në pah, se si ndërprerja e alternimit natyror midis ditës dhe natës, i bën njerëzit më të prekshëm në pjesë gjenetike të lidhura me kancerin dhe në të njëjtën kohë, i bëjnë mekanizmat e riparimit të ADN-së më pak të efektshme.

Megjithëse janë mbledhur disa të dhëna rreth rreziqeve të mundshme të punës gjatë natës, edhe ky hulumtim nuk arrin në përfundime të prera.

Në vitin 2007, një raport i koordinuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin në Lion (IARC), kishte përfshirë "punën me turne që përfshin një ndryshim të ritmeve kardiake midis faktorëve të mundshëm që lehtësojnë kancerogjenezën", që është formimi i një tumori.

Studimi hedh dritë mbi "prishjen" e ritmit

"Para së gjithash, ne duhet të specifikojmë se ky është një rrezik i mundshëm, - shpjegon Shobhan Gaddameedhi, një nga autorët e sondazhit të sapo publikuar në “Journal of Pineal Research”. - Nuk është një siguri, por një probabilitet mbi të cilin komuniteti shkencor, ka bërë hetimet e nevojshme për vite me radhë, duke mbledhur një numër në rritje të informacionit për një numër të madh njerëzish. Megjithatë, mekanizmat që qëndrojnë në themel të rrezikut, nuk janë ende të qarta dhe është në këtë drejtim që puna jonë dëshironte të shkonte".

Shpjegimi i mundshëm i rritjes së rrezikut të kancerit, për kategoritë profesionale, që shpesh punojnë natën, duhet të kërkohet në "thyerjen" e ritmit kardiak, i cili rregullon alternimin midis gjumit dhe zgjimit dhe që kontrollon funksione të tjera të shumta biologjike, si dhe ndryshohet tek ata që punojnë me turne të shpeshta për 24 orë.

Për konfirmim të mëtejshëm, shkencëtarët amerikanë rekrutuan 14 vullnetarë, të cilët kaluan një javë në një laborator të veçantë gjumi në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit: gjysma simuluan ndryshime të turnit të punës normale të ditës dhe gjysma tjetër ato punës natën.

Rezultatet e testeve të gjakut, të kryera specifikisht në grupin e dytë, tregojnë ndryshime në shumë gjene të lidhura me kancerin dhe një aftësi më të ulët për të vetë-riparuar ADN-në tek ata që kanë më shumë nevojë për të, sepse ata kanë pësuar dëmin më të madh nga ndryshimet e tyre të herë pas hershme.

Një hipotezë e lindur në vitet ’30 mbi të cilën mblidhen të dhëna

Punëtorët, furrtarët, mjekët, infermierët, zbatuesit e ligjit, shoqëruesit e fluturimit, pilotët, punonjësit e qendrës së thirrjeve (vetëm për të dhënë disa shembuj), mund, me pak fjalë, të hasin ndikime negative në sistemin e tyre imunitar, të cilat ndërhyjnë në ato mekanizma që favorizojnë zhvillimin e një neoplazme dhe e bëjnë atë më pak të aftë të mbrojë vetveten.

Dyshimi për rrezikun e punës në mbrëmje, vjen nga larg: ai kishte lindur në vitet 1930 kur, me ardhjen e një veprimtarie industriale në shkallë të gjerë dhe alternimin relativ të punëtorëve, pati një rritje të incidencës së neoplazmave të ndryshme.

Më shumë prova u mblodhën më pas në punën e natës, si një faktor i kancerogjenezës nga vitet 1980, kur disa hulumtime pranuan ekzistencën e kësaj mundësie në grupet e punëtorëve të natës, në të cilat u shfaq një rritje e pashpjegueshme e tumoreve të gjirit.

Një e dhënë e konfirmuar gjithashtu edhe në vitet e fundit, mbi infermierët dhe shoqëruesit e fluturimit dhe për lloje të ndryshme të punëtorëve me dy turne, të cilët kanë treguar një rrezik në rritje të kancerit të zorrës së trashë.

Rezultate të ngjashme u arritën më pas me një analizë të burrave (administratorëve dhe pilotëve të avionëve), të cilët do të sëmureshin më shumë me kancer të prostatës.

“Të gjitha këto studime, - shton Gaddameedhi, - japin ide dhe hipoteza interesante, por ato nuk janë homogjene në kriteret e kërkimit dhe nuk përcaktojnë sasitë e orëve dhe periudhave të shërbimit në të njëjtën mënyrë. Ka ende shumë punë për të bërë për të arritur në konkluzione të forta”.

Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë