Politike

Pse nuk ka marrë mesazh nga asnjë ambasador për rizgjedhjen? Berisha: Normale, nuk më kanë uruar as përpara

Sali Berisha u rizgjodh në krye të PD-së më 22 maj.

Deri më tani, nga zyra e shtypit e “Rithemelimit” nuk ka pasur asnjë përcjellje urimi nga ndonjë ndërkombëtar për rizgjedhjen e tij.

Që kur je zgjedhur asnjë nga ambasadat e BE nuk ju kanë uruar, a është  normale kjo?, u pyet Berisha nga mediat.

“Asnjë lloj veçantie, nuk mbaj mend kur jam zgjedhur herët e tjera të jem pasur ambasadorë që të më kenë uruar.

Në memorien time nuk mbaj mend ndonjëherë ndonjë gjë të tillë”, u përgjigj ai.

Lidhur me mbajtjen e një forumi të rëndësishëm nga PPE ditët ën vijim të paralajmëruar nga zv-Presidenti i PPE-së, David McAllister, dhe faktit nëse Rithemelimi kishte marrë ftesë, Berisha u përgjigj:

 “PPE si e keni marrë vesh ju, për momentin mban një qëndrim neutral por zëri ynë në PPE do jetë i pranishëm”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë