Politike

Presidenti, Alibeaj mbledh deputetët ‘e vet’, Berisha: S’ka asnjë autoritet, vegël e Ramës

Enkelejd Alibeaj ka mbledhur në selinë e PD-së 20 deputetë ndërsa raundi i trete i votimit për Presidentin mbahet të hënën.

Paralelisht me fillimin e mbledhjes, vetëm pak minuta më vonë, në selinë blu, mbërriti kryetari i PD-së, Sali Berisha

“Përveç autoritetet që i jep Edi Rama, Alibeaj nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD e Shqipërisë. Çdo veprim i tij është sintonizim i një farse të shpifur të zgjedhjes së Presidentit nga Edi Rama. Por meqë jam këtu dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Edi Ramës të konsiderimit të emigracionit dhe diasporës si një zonë e veçantë elektorale, e paralajmëroj këtu që mos të luajë me të drejtën dhe lirinë e shqiptarëve që janë në të katërt anët e botës.

Ata do ushtrojnë të drejtën e votës së tyre për kandidatët e qyteteve apo zonave të tyre të origjinës.

Sot teknologjia online e bën 100% të mundshme. Çdo përpjekje e Ramës që shprehu përmes veglës së tij Alibeaj është një përpjekje anti demokratike dhe anti- shqiptare.

Është një fyerje e madhe që u bëhet emigrantëve dhe diasporës në të katër anët. Do të hase kjo në një rezistencë të madhe...”, tha ai për mediat, para së të futej në seli.

Deputetët që i kanë shkuar në mbledhje Alibeajt

1 -Emilia Koliqi

2 -Flamur Hoxha

3 -Zheni Gjergji

4 -Kreshnik Çollaku

5 -Kastriot Piroli

6 -Merita Bakiu

7 -Sajmir Korreshi

8 -Eralda Tase Bane

9 -Selaudin Jakupllari

10 -Jorida Tabaku

11 -Lefter Gështenja

12 -Ferdinand Xhaferaj

13 -Arbi Agalliu

14 -Gazmend Bardhi

15 -Enkelejd Alibeaj

16 -Dhurata Çupi

17 -Andia Ulliri

18 -Bledion Nallbati

19 -Orjola Pampuri 20 -Dashnor Sula


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë