Shendet

Pse mishi “hallall” ka shkaktuar polemika në Europë?

“Les Lilas”  është një ndër tregjet e produkteve ushqimore më të mëdha Francë. Të rinj dhe të moshuar e preferojnë për të dalë shëtitje, për të zgjedhur produktet që preferojnë dhe për të marrë mishin e viçit që do të gatuajnë në  fundjavë, por ajo që i habit të gjithë është popullariteti në  “Les Jumeaux”, një dyqan mishi i cili në pak kohë,  ka arritur një sukses shumë të madh. I gjithë mishi që përdoret në këtë dyqan është “hallall” dhe vëllezërit binjakë që drejtojnë dyqanin kanë arritur të tërheqin klient nga i gjithë vendi, sepse janë të besueshëm dhe mishi që ata tregtojnë është një nga më të mirët në Evropën Perëndimore.

Një qeveri rajonale në Austri, kohët e fundit i’u ka propozuar njerëzve të blejnë mish “hallall” ose të certifikuar nga autoritetet përkatëse të çdo shteti. Britania ka qenë e mbërthyer gjatë gjithë kohës nga “frika” se konsumatorët   do të që blinin mishin “hallall” i cili ishte i pa autorizuar, deri në momentin që gjykata kushtetuese vërtetoi se këto supozime nuk ishin të drejta, ndërsa në Poloni  dhe Gjermani u ndalua therja e kafshëve të pa kontrolluara. Këto argumente janë nxitur në shumë raste nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, ndërsa shumë vende të tjera flasim për cilësinë e mirë të mishit “hallall”. Mishi që klasifikohet si “hallall” dhe është i lejuar për Islamin, ka të bëjë me mënyrën se si theret kafsha. Në fillim duhet që t’i presësh fytin me një mjet shumë të mprehtë dhe më pas të thuash një lutje islame.  Aktivistët e të drejtave të kafshëve e cilëson therjen”hallall” shumë pak humane dhe të njëjtë me mënyrat e tjera të therjes

Në Europë, ka pasur një lëvizje të mëshiruar në ligjin e Bashkimit Evropian për të kërkuar që kafshët të hutohen përpara se të vriten, në mënyrë që ata të jenë pa ndjenja dhe të mos ndjenjë dhimbje kur theren. Megjithatë për praktikat fetare mund të bëhen përjashtime. Traditat Islame i kushtojnë vëmendje të veçantë  mirëqenies së kafshëve jo vetëm kur i therin, por gjatë gjithë jetës së tyre. Kafshët nuk duhet të vidhen, të abuzohet me ta dhe të vuajnë duke parë një kafshë tjetër që po theret gjithashtu, therja duhet të bëhet me mjete të mprehta dhe shumë shpejtë për të minimizuar dhimbjen.  Për myslimanët, produktet “hallall” sinjalizojnë prodhime me cilësi të lartë dhe të kontrolluar. “Duhet të kuptojmë qëndrimet e caktuara të myslimanëve,” tha  Bogac Ergene, një historian në universitetin e Vermontit. “Është një ngushëllim për ata të shikojnë stampën “hallall” në paketimet e produkteve që përdorin,” shton ai.

Në Francë ekzistojnë tregtar të shumtë “hallall” dhe secili i bindet praktikave dhe standardeve të veta, edhe pse të gjitha janë të bazuara në burime fetare. “Çdo njeri mund të hyjë në treg ,” tha Jasser Louati, një organizator i komunitetit mysliman. “Nuk dihet ende se cilat janë  standardet e produkteve, kjo është e paqartë edhe për vetë konsumatorët,”shton ai.  Tregu global ka rritur numrin e shitjeve për mishin “hallall”, por një numër i caktuar prodhuesish nuk kryejnë therje në mënyrë të duhur dhe disa video në internet kanë zbuluar se kafshët keqtrajtohen. Fermerët që rrisin kafshët thonë, se ato janë raste që tregojnë probleme që mund të ndodhin në thertore. Ata shprehen se në vend që të diskutojmë për probleme të tilla, duhet të anashkalojmë mendimet e aktivistëve për të drejtat e kafshëve.

“Ata kanë nevojë që të shpalosin idetë e tyre dhe akuzat kundrejt produkteve, janë mënyra më e lehtë për të qenë në qendër të vëmendjes,” tha në një intervistë Fetallah Otmani, drejtori i certifikuesit të produkteve hallall në Francë. “Përveç kësaj ata e cilësojnë këtë objektiv shumë interesant pasi çdo gjë që ka lidhje me Islamin, merr shumë vëmendje si politike ashtu dhe mediale,” shton ai.

Një pjesë tjetër e rëndësishme që diskutohet për mishin “hallall”  është dhe cilësia. Në disa vende është krijuar përshtypja se produktet “hallall” janë me çmime më të ulta se sa ushqimet e tjera dhe  disa raporte kanë pohuar se tregu “hallall” është “shitës i pastrimit”, që do të thotë se të gjitha kafshët që theren janë të vjetra dhe mishi i tyre nuk ka vlera ushqimore.  Këto mite janë kundërshtuar nga vëllezërit që drejtojnë dyqanin Les Jumeaux.

“Unë  jam mysliman!  Unë jam arab gjithashtu, tregtoj produkte me cilësi të lartë,” tha Slim Looumi i Les Jumeaux, duke vënë në dukje se dyqani prodhon lloje proshutash dhe sallame të pëlqyera nga të gjithë konsumatorët franceze. “Ne jemi 100 përqind “hallall”, artizanal dhe ndjekim traditën franceze.

Mishi “hallall” ka qenë një burim polemikash në Europën Perëndimore sepse duke nisur nga emërtimi, të gjithë thonë se kjo është një mënyrë e që islamizmi të sundojë botën.  Hakim El Karooui, këshilltar i presidentit Makron  e ka përforcuar këtë pikëpamje duke argumentuar se konsumimi i produkteve “hallall” nuk është aq shumë kërkesë fetare sa shenjë e përhapjes së  traditave të Islamizmit. Gjithashtu, ai shprehet se grupet islamike fitojnë të ardhura të konsiderueshme duke shitur këto produkte që mund të  mos jenë cilësore. Nga ana tjetër Julien Sanchez, kryebashkiaku i ekstremit të djathtë,në Francën Jugore, hartoi një ligj që mishi i derrit të përdorej në shkollat publike.  “Ky vendim është i drejtë sepse Franca ka nevojë për republikë dhe jo për fe,” tha Sanchez për The Washington Post.

Rodrizio Brazil, një shitës i produkteve “hallall” ka arritur ti rezistojë kërkesës së kryetarit të bashkisë  për të shitur alkool në ambientet e dyqanit të tij, por në mënyrë të përsëritur policët bashkiak i kanë mbyllur dyqanin.  “Nuk e kuptoj pse duan që unë të shes alkool në dyqanin tim. Është e njëjta gjë sikur unë të marr një shtëpi me qera dhe të më kërkojnë të mbaj djathë në frigoriferin tim, kur mua nuk më pëlqen djathi,” tha Mohameed Boucherit. “Në Kolombes 70 përqind e qytetarëve blejnë mish “hallall”. Ka një kërkesë shumë të madhe dhe duke qenë se unë jam një biznesmen, nuk mund të bëj diçka kundër tregut,” shton ai.  Nëse për disa njerëz produktet “hallall”përfaqësojnë përhapjen e kulturës islame nëpër botë, për të gjithë të tjerët që i preferojnë, janë të shijshme dhe cilësore.

“E rëndësishme për ne është cilësia. Ne jemi të hapur për të gjithë,” tha Loumi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë