Lexo me "Si"

Pse macet janë shoqërueset e shkrimtarëve më të njohur?

Nga Gazeta Si - Një numër i madh shkrimtarësh janë ose ishin të ‘dashuruar’, duke treguar kujdes të veçantë për macet e tyre. Por një grup shkrimtarësh dallojnë për entuziazmin e tyre pas miqve të tyre katërkëmbësh. Shumë kryevepra kanë lindur pikërisht falë këtyre maceve që janë bërë, në njëfarë kuptimi, mjetet për të treguar ndjenjat dhe emocionet.

Macet, miq besnikë të shkrimtarëve

Kur studentët e tij e pyetën Leonard Huxley-n se cili ishte sekreti i suksesit të tij, ai u përgjigj: “Nëse doni të shkruani, mbani një mace afër”. Ernest Hemingway ishte një “djalë mace” i vërtetë. Me sa duket, ai nuk e kishte shumë problem të jetonte me kolonitë e maceve, afër tridhjetë. Më i famshmi në zotërimin e tij quhej Snowball, udhëheqësi i vërtetë i popullatës së maceve të Key West.

Një tjetër shkrimtar që i pëlqente t’i përkushtohej maceve ishte Pablo Neruda, i cili madje i kushtoi një ode (poezi lirike) maces së tij. Por, mund të themi me siguri se ai nuk ishte i pari: Charles Baudelaire, William Wordsworth, por edhe Torquato Tasso dhe Francesco Petrarca, u kushtuan vepra maceve të tyre.

Ndër shkrimtarët e viteve 1900 kujtojmë Elsa Moranten, Luciana Peverelli, Adriana Zarri, Liala, Italo Calvino dhe Renata Viganò.

Nga Bukowski te Kerouac, adhurues të tjerë të maceve

Charles Bukowski kishte gjithashtu një mace që e quajti Factotum - sipas titullit të një prej koleksioneve të tij. Shkrimtari i lavdëroi shumë edhe macet e vogla dhe në veçanti ëmbëlsinë e tyre, madje u kushtoi një poezi: “Macet e mia”.

Tike, nga ana tjetër, është emri i mikut 4-këmbësh të një tjetër shkrimtari të famshëm amerikan: Jack Kerouac. Kjo mace është paraqitur edhe në një nga romanet e tij, “Big Sur”. Pavarësisht nga shpirti i tij rebel, ai i adhuronte macet.

“Macet janë qenie që jetojnë dhe marrin frymë, dhe është një gjë e trishtueshme kur ke kontakt me ndonjë qenie tjetër: sepse sheh kufizime, dhimbje dhe frikë, vdekje përfundimtare. Kontakti ta imponon këtë. Dhe këtë e kuptoj kur prek një mace dhe e gjej veten me lot që më rrjedhin në fytyrë”, janë fjalët e William Burroughs, gjeniut të “Një majmun në shpinë”.

Disa shkrimtarë u kanë kushtuar edhe libra

Doris Lessing dhe T. S. Eliot jo vetëm që i donin macet e tyre, por shkruanin edhe libra për to. I pari është një roman i quajtur “Mace shumë të veçanta”. E dyta është një përmbledhje me poezi e titulluar “Libri i maceve duarartë”.

Shkrimtarja Muriel Barbery, autore e bestsellerit ndërkombëtar “The Elegance of the Hedgehog”, ka shkruar gjithashtu një libër për macet e saj. Libri titullohet “Macet e shkrimtares”.

Marrë nga Libreriamo, përshtati në shqip Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë