Keshilla

Sekreti për një fytyrë të bukur është vetëm… 60 sekonda punë

Me sa duket, kujdesi për fytyrën paska qenë i lehtë dhe një fytyrë e butë dhe me shkëlqim nuk kërkon gjithmonë produkte të shtrenjta. Sekreti për një fytyrë të bukur është vetëm 60 sekonda punë.

Nayamka Roberts-Smith, një estetiste dhe dermatologe ka folur për këtë pjesë ku dhe ka treguar se ne nuk e pastrojmë fytyrën tonë aq kohë sa duhet.

“Një njeri mesatarisht e lan fytyrën për 15 minuta kur në realitet duhet ta lajmë për të paktën 60 sekonda.” tregon Nayamka.

Gjatë ditës, shumë baktere mund të grumbullohen në lëkurë dhe mund të të futen thellë në pore.

Një pastrim i gjatë ndihmon më shumë në heqjen e papastërtive dhe e masazhon fytyrën më shumë.

Sipas Nayamkas, mënyra më e mirë për të larë fytyrën është me sapun ose me pastruesit e fytyrës, ato me përbërje vaji natyror. Ajo tregon se duhet të bëjmë shumë kujdes për produktet që përdorim pasi, siç dihet, fytyra është aq delikate sa është shumë e thjeshtë ta dëmtosh.

“Çdo zonë në fytyrë trajtohet me më shumë kujdes duke e larë për 60 sekonda.” Tha Nayamka.

Kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe bakteret në fytyrën tuaj përzihen me vajin tuaj natyror të fytyrës (i cili prodhohet nga gjëndrat tona dhjamore), mund të bllokojnë poret të cilat më vonë çojnë në krijimin e pikave të zeza dhe të bardha. Në këtë rast, pastrimi i kujdesshëm i fytyrës është i domosdoshëm.

Si duhet të lahet fytyra?

Estetistja thekson se gjithçka duhet të bëhet duke përdorur vetëm gishtat. Nuk këshillohen furçat, sfungjerët apo peshqirët. Në vend të këtyre, mund ta lani fytyrën me duar, ndërkohë dhe i bëni masazh. Duke bërë këtë, “përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe ndihmoni në eliminimin e rrudhave.

Ajo gjithashtu shton se kjo metodë është e përshtatshme për çdo lloj lëkure.

Rregullin “60 sekonda” Nayamka e shikon si një rast për tu relaksuar, qetësuar dhe si një nder i madh që po i bëjmë fytyrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë