Mendim

Pse janë të rëndësishme të dhënat për testimin ndaj Covid-19?

Nga Laidon Shapo*- Asnjë vend nuk e di numrin e përgjithshëm të njerëzve të infektuar me COVID-19. Gjithë sa dimë është statusi i infeksionit të atyre që janë testuar. Të gjithë ata që kanë një infeksion të konfirmuar nga laboratori, vlerësohen si raste të konfirmuara. Sa me lart nënkupton se numri i të infektuarve të konfirmuar varet nga sa një shtet në të vërtetë teston.

Pa testimin nuk ka të dhëna! Pa të dhëna vihet vërdallë kuturu! Dhe kuturuja çon ujë në mulli të këtij virusi me superkurore!

Testimi është dritarja jonë mbi pandeminë dhe si po përhapet. Pa të dhëna se kush është i infektuar nga virusi nuk kemi asnjë mënyrë për të kuptuar pandeminë. Pa këto të dhëna nuk mund të dimë se cilat vende po bëjnë mirë, dhe cilat thjesht janë duke raportuar raste dhe vdekje.

Për të interpretuar çdo të dhënë për raste të konfirmuara, duhet të dimë se sa testime për COVID-19 bëhen në të vërtetë. Shqipëria bën teste me pak se çdo vend tjetër i rajonit dhe vendeve fqinje. Kjo situate duhet te ndryshoje ndjeshëm dhe pa vonesë. Nëse s’ka mundësi do kërkuar ndihmë!

Para 5 javësh 300 teste = 25-30 raste pozitive.

 Ne javët e fundit 300 teste = 60-70 raste + Dje 100 teste me pak se ditët paraardhëse = 45 raste

Trendi është i qarte si drita e diellit. Kjo është shume e mangët dhe reflekton situatën që po merr jetë nga bluzat e bardha përveç popullatës.

Nga 35 vdekje para 5-6 javësh tani numërohen 64. Zona te 'gjelbra' janë kthyer e po ngjyrosen kuqshem. A ka ndonjë shans të bëhen 500 - 600 testime/dite për jo me shume se 1 jave si e ku duhet?

*Laidon Shapo është mjek në Londër


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë