Keshilla

Pse burrat janë më të prekur se gratë? Lini duhanin, alkoolin, mishin, kripën…

Shumica e njerëzve me koronavirus shërohen brenda një jave pasi kanë simptomat e koronavirusit të ri dhe më pas duhet të izolohen për 14 ditë të tjera për të kryer më pas testin përfundimtar.
Përgjithësisht më të prekurit nga kjo sëmundje janë moshat e mëdha. Kjo përfshin njerëz mbi 70 vjeç, pavarësisht nëse ata kanë një sëmundje tjetër ose jo. Por, ajo çfarë vërejnë shkencëtaret është se ndër të prekurit kudo në botë më së shumti janë burrat 50-60 vjeç, përpos atyre që janë në moshë të madhe. Kjo grupmoshë është ndër më të rrezikuarat.

Pse burrat e moshuar?
Shkencëtarët janë të pasigurt. Të dhënat e përgjithshme tregojnë se mosha mesatare e të prekurve është 50-60 vjeç dhe shumica janë burra të cilët vuajnë nga probleme të tjera shëndetësore. Kjo panoramë është e njëjtë edhe për vendin tonë. Sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, deklaroi se 53% e të prekurve janë meshkuj. Shkalla e vdekjes rritet me moshën, si tek burrat ashtu edhe tek gratë, por burrat kanë tendencë të jenë më të rrezikuar.
Të dhënat nga Kina, ku filloi pandemia, gjithashtu tregohet që burrat janë në rrezik më të madh se gratë, megjithëse ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë faktorë të ndryshëm nga gjinia, siç janë konsumimi i duhanit, ose faktorë të tjerë shëndetësorë.
Ian Hall, Profesor i mjekësisë molekulare në universitetin e Nottingham, ka deklaruar në një intervistë për mediat e huaja se mund të ketë ndonjë faktor të paidentifikuar, që sëmundja prek më shumë burrat se sa gratë.
Ai shpjegoi se është mundur që kjo gjë të ndodhë pasi, burrat janë më shumë gjasa të jenë të prekur nga sëmundjet e zemrës, diabeti dhe sëmundjet kronike të mushkërive. Ndërsa ekspertë të tjera kanë treguat se mund të luajnë rol të rëndësishëm gjenet dhe hormonet seksuale.

A janë gratë më imune?
Philip Goulder një ekspert për imunologjinë ka shpjeguar në një intervistë për BBC se është e njohur prej kohës që ka dallime thelbësore në sistemin imunitar mes meshkujve dhe femrave dhe kjo gjë ndikon në shumicën e sëmundjeve infektive.
"Reagimi imunitar gjatë gjithë jetës ndaj vaksinave dhe infeksioneve është zakonisht më agresiv dhe më efektive tek femrat në krahasim me meshkujt,” tha ai.
Sipas ekspertit kjo varet edhe nga fakti se gratë mbajnë dy kopje të kromozomit X, në krahasim me burrat që përmbajnë kromozomin Y. Ai shpjegoi se ka një numër të madh gjenesh të imunitetit në kromozomin X.

Si mund të mbrohen burrat?
Qëndroni sa më të shëndetshëm, duke u ushtruar dhe duke konsumuar ushqimet e duhura. Ekspertët këshillojnë se nëse pini duhan, tani është një kohë e mirë për të lënë.
Burrat kanë më shumë gjasa se gratë, të pinë duhan (ndoshta edhe të dredhur pa filtër), të konsumojnë më shumë krip dhe mish të kuq të përpunuar dhe më shumë alkool që paraqet një rrezik të madh për imunitetin.
Ekspertët këshillojnë se këto zakone aspak të mira, duhen eliminuar dhe tani është koha e duhur. Në të gjithë botën, ka 1,067,535 persona të prekur dhe 88.630 të vdekur, ndërkohë që ekspertët e vlerësojnë se shkalla e vdekshmërisë deri më tani është 6%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë